25,04,2024

Me homazhe tek shtatorja e Dëshmores së Kombit Hyrë Emini filluan aktivitetet e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Must Read

Ferizaj.08.03.2018.Aktivitetet për shënimin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjatë ditës së sotme kanë filluar me homazhe tek shtatorja e Dëshmores së Kombit, Hyrë Emini për të vazhduar tutje edhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku prehen të qetë 62 dëshmorë të Komunës së Ferizajt.

Këtij marshi i priu, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Kristina Gashi-Bytyçi, Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mexhide Mjaku-Topalli, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani së bashku edhe me përfaqësueset e Grupit të Grave Asambleiste të Kuvendit Komunal.

Tutje, Grupi i Grave Asambleiste dhe zyrtarja për barazi gjinore në Komunën e Ferizajt, një takim kanë mbajtur edhe me nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe përfaqësuesit e shoqatës “Handikos”, me ç ’rast këta të fundit kanë paraqitur edhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

Aktivitete përfundimtar i këtij grupi ishte edhe një vizite tek kopshti i fëmijëve “Ardhmëria Jonë”, ku nga afër u panë edhe kushtet e punës së këtij institucioni parashkollor. “Kjo vizitë u bë me të vetmin qëllim sepse çerdhet janë shumë të nevojshëm për nënat të cilat janë të punësuara dhe e dinë që fëmijën e kanë më rehat, në mënyrë që ato të jenë më produktive në kryerjen e punëve të tyre, por edhe për nënat që dëshirojnë të punësohen ta kenë me të lehtë që fëmijët e tyre t’i vendosin në çerdhe”, ka potencuar Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Kristina Gashi-Bytyçi.

Gjatë ditës janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme me rastin e 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img