28,03,2024

Mbi 60 punonjës të Ministrisë së Kulturës mbesin pa punë

Must Read

anë 62 punonjës të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve kulturore të cilëve prej këtij muaji nuk do t’u vazhdohen marrëveshjet për shërbime të veçanta, të njohura edhe si kontrata mbi vepër. Për këtë, Ministria e Kulturës ka njoftuar të hënën të gjitha institucionet vartëse të saj. Në muajt në vazhdim, kësaj liste do t’u shtohen edhe 30 të tjerë.

Por midis punonjësve të angazhuar në këtë mënyrë ka edhe të tillë që punojnë për afro një dekadë. Nga nëntë vjet punë i kanë dy zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Por në institucionet e kulturës ka prej tyre që janë edhe staf artistik. Me këtë problem përballet ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota”, shkruan sot Koha Ditore.

Për t’i njoftuar se marrëveshjet për shërbime të veçanta nuk do të vazhdohen, MKRS-ja është bazuar në Ligjin për zyrtarët publikë, që ka hyrë në fuqi në ditën e 11-të të shtatorit.

“Ju njoftojë se kontratat e punonjësve të llojit MSh, të cilëve u ka skaduar kontrata, më nuk u vazhdohen për arsye se ligji i ri, i cili ka hyrë në fuqi, e ndalon vazhdimin e tyre”, shkruhet në e-mailin e MKRS-së.

Të premten e kaluar, Ministria e Kulturës ka njoftuar se bazuar në rekomandimin dhe sqarimin e Ministrisë së Administratës Publike për konkurset e shpallura dhe që janë në procedurë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë më 12 shtator të vitit 2019, “pezullohen të gjitha konkurset në të gjitha fazat në të cilat gjenden, deri në njoftimin e radhës nga MAP-i”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img