19,04,2024

Mbi 5 kilometra rrugë do të asfaltohen nga Papazi deri në Prelez të Muhaxherëve

Must Read

Gjatë ditës së sotme në fshatin Papaz, kanë filluar punimet në rreth pese kilometra rrugë.

Nga afër punimet në këtë projekt madhor i ka përcjellur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i kuvendit të komunës, Faruk Gur, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.
Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur ky projekt, është njëri ndër projektet më të rëndësishme që lidh jo vetëm fshatin Papaz, po edhe fshatrat tjera që gravitojnë në afërsi siç janë fshati Sazli, Softaj deri në fshatin Rahovicë e që lidhet me fshatin Prelez i Muhaxhëreve përmes fshatit Papaz.

“Fshati Papaz do të shërbej si një nyje e rëndësishme qarkulluese për këtë trafik, dhe besoj që qarkullimi i automjeteve do ta ketë mundësinë më të lirë të lëvizjes sepse njerëzit që marrin drejtimin e Prishtinës nga këto fshatra, nuk kanë asnjë nevojë që të marrin drejtimin e qytetit. Ky është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe i komunës, ndërsa përfitues i këtij tenderi është kompania “Bageri” me të cilin ne kemi përvojë të gjatë të bashkëpunimit dhe po realizon punën e tij me shumë përgjegjësi, ashtu si edhe kompanitë të tjera të cilat janë të kontraktuara nga komuna”, ka thënë kryetari Svarqa.

Kryetari Svarqa, gjatë vizitës së tij në Papaz dhe Prelez të Muhaxherëve i ka ftuar banorët e këtij fshati edhe për një bashkëpunim të mirë në realizmin e këtij projekti.

“Unë besoj që ky projekt do të jetë njëri ndër projekte me standarde edhe më të avancuara se ato të gjertanishme, për ti hapur më vonë rrugë edhe investimeve tjera që janë në fazat e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në Zyrën e Prokurim. Unë i përgëzoje banorët dhe i falënderoje për durimin që kanë pasur për fillimin e këtij projekti po në të njëjtën kohë i ftojë për një bashkëpunim dhe të punojnë sikur banorët e lokaliteteve të tjera sa i takon edhe lirimit të hapësirave publike”, ka potencuar kryetari Svarqa.

U bë e ditur se vlera e këtij projekti ka një kosto prej 1 milion euro dhe me një gjatësi prej 5 kilometra, ndërsa do të ketë një gjerësi prej 6 metrave. Po ashtu kjo rrugë do të ketë edhe dy shtresa të asfaltimit njëra 8 dhe tjetra 4 centimetra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img