20,04,2024

Mbahet “Panairi i Punës 2022” në Ferizaj

Must Read

Me rreth 50 biznese te pranishme, sot u  mbajt “Panairi i Punës” 2022 në Ferizaj.

Rreth 200 vende të lira pune, sot ofruan bizneset në Panairin e Punës, i cili u  organizua nga Komuna e Ferizajt, Agjencia e Punësimit  Ferizaj si dhe u mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes projektit “Fit for Jobs”.

 Drejtori i Zhvillimit Ekonomik ne Ferizaj Balton Dërguti tha se për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë dhe mundësi e mire për t’i plotësuar vendet e lira te punës, tha ndër te tjera Dërguti.

Në hapje të këtij panairi ishin te pranishëm edhe përfaqësues të GIZ-it Gjerman dhe Agjencisë për punësim në Ferizaj të cilët e vlerësuan lart rendësin e këtij panairi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img