19,04,2024

Mbahet mbrëmje poetike në përkujtim të jetës dhe krijimtarisë së poetes Shpresa Vinca – Tuda

Must Read

Ferizaj.15.09.2018. Alter Habitus në bashkëpunim me Klubin letrar “De Rada” dhe Komunën e Ferizajt, në sheshin “Ismail Kadare” organizuan mbrëmje poetike në përkujtim të jetës dhe krijimtarisë së poetes Shpresa Vinca – Tuda. Në pjesën e parë të takimit, udhëheqësit Elife Krasniqi, Gazmend Bytyçi, Albion Sherifi dhe Jeta Rexha, folën për jetën e poetes dhe lexuan poezi të saj, ndërsa në pjesën e dytë u paraqitën me krijimet e tyre poetët mysafirë të mbrëmjes: Agim Vinca, Dije Demiri – Frangu, Kaltrina Lohaj dhe Mirlinda Koxha. Ndërsa mbrëmja u mbyll me dokumentarin kushtuar Shpresa Vinca – Tudës, përgatitur nga biri i saj, Uran Tuda dhe këngën për të, interpretuar nga e bija Fitnete Tuda, që ishin po ashtu mysafirë të mbrëmjes. Kjo mbrëmje ishte pjesë e edicionit të parë të serisë së ngjarjeve letrare nëpër qytetet e Kosovës ‘Letërsia Lëvizëse’ – edicion ky i organizuar me qëllim të përkujtimit të jetës dhe krijimtarisë së shkrimtarëve: Fehime Selimi, Shpresa Vinca Tuda dhe Mirko Gashi.

.

.

.

.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img