23,04,2024

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Must Read

Ferizaj. 27.06.2017.Është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt si parapërgatitje për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri i cili prezantoi pikat e rendit të ditës.

Fillimisht u diskutua për dhënien e një prone të komunës në shfrytëzim për nevojat e kompanisë publike “Ambienti”, por pati mendime se një gjë e tillë mund të jetë në kushdërshtim me ligjet në fuqi dhe u vendos që të kërkohet mendim edhe në Minisitrinë së Adminsitrimit të Pushtetit Lokal për këtë çështje.

Gjatë mbledhjes së Kuvendit të komunës u diskutua edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018-2020, e cila do të hidhet për miratim në mbledhjen e Kuvendit.

Drejtoresha për buxhet e Financa Lirije Syla shpjegoi se ka pasur një rritje buxhetore gati në të gjitha kategoritë dhe do ketë një buxhet mjaft stabil për dy vitet e ardhshme. Ajo tha se në përgjithsi buxheti është rritur për 8.40 përqind ndërsa do të jenë në rreth 28 milonë euro në arkën e komunës.

Gjatë mbledhjes u diskutua për rritjen e buxhetit nëpër disa kategori ekonomike por u dha sqarimi nga ana e drejtoreshës Syla se mirëmbjatja e projekteve që po realizohen po ndikon në rritjen e kostos së përgjithshme për këto nevoja. Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt do të mbahet të enjten ku janë paraparë edhe disa pika të tjera për diskutim e që kanë të bëjnë me shëndrrimin e ngastrave kadastrale nga toka bujqësore në tokë ndërtimore, si dhe votimi i një rrëegulloreje për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2018.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img