29,03,2024

Mashtroi qytetarët me bileta avioni, arrestohet i dyshuari

Must Read

Ferizaj.17.11.2017. Sh.N 30 vjeç, punonjës në një agjension turistik në Ferizaj, është arrestuar nga Policia nën dyshimin se ka mashtruar disa persona duke u shitur bileta avioni për udhëtime nëpër shtete të ndryshme evropiane të cilat bileta kanë rezultuar se nuk kanë qenë të rezervuara dhe të regjistruara në sistemin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, ku viktimat përkundër pagesës nuk kanë mundur të udhëtojnë.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti e ka pranuar në tërësi veprën e kryer.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia njofton se më 15 nëntor 2017, rastin në polici e kanë paraqitur tre persona në cilësinë e viktimës. Duke u bazuar në deklaratën e të dyshuarit, hetuesit policorë dyshojnë se mund të ketë persona të tjerë të mashtruar në këtë mënyrë, andaj Policia lut të gjithë ata që kanë pasur përvoja të tilla që sa më parë t’i paraqesin rastet në stacionin policor në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img