20,04,2024

MASHT: Testi i maturës do të mbahet me 4 korrik

Must Read

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka vendosur që me datë 4 korrik 2020 të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore 2020

Përmes një njoftimi për media, MASHT ka dhënë detaje rreth këtij vendimi.

“Në dokumentin “Informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët (maturantët) – për Provimin e Maturës Shtetërore 2020”, i cili është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës, janë elaboruar informacionet dhe shpjegimetpërkatëse rreth këtij procesiku përfshihen: afatet me rëndësi, informatat dhe rregullat e përgjithshme, organizimi kohor për ditën e testimit, rregullat me rastin e futjes në qendrën e testimit, rregullat gjatë marrjes së udhëzimeve për testin, rregullat gjatë testimit, informata dhe udhëzime rreth testit, udhëzime për plotësimin e fletë-përgjigjes, etj”, bën të ditur MASHTI, nëpërmjet një komunikate.

“Duke marrë parasysh se mbajtja e Provimit tëMaturës Shtetërore2020 realizohet në rrethana specifike të krijuara si rezultat e pandemisë, në këtë dokument janë përfshirë edhe udhëzimetrreth masave parandaluese që lidhen me mbrojtje nga COVID-19, udhëzime këto të përpiluara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik (IKShPK)”, njofton MASHTI.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img