25,04,2024

MASHT-i dështon edhe këtë vit me provimin e maturës

Must Read

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) edhe këtë vit ka dështuar në organizimin e provimit shtetëror të maturës. Sikurse në vitet e kaluara, edhe kësaj radhe testi është shpërndarë masivisht në rrjete sociale.

MASHT-i ishte zotuar muaj më parë se këtë vit nuk do të ketë keqpërdorime në këtë test pasi do të sigurojnë zhurmues të valëve në shkolla për ta parandaluar shpërndarjen e testit përmes telefonit, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se për shkak të disa vonesave në procedura nuk kanë arritur t’i sigurojnë zhurmuesit, por që presin që këtë ta bëjnë në fazën e dytë.

Ligji për maturën shtetërore dhe një vendim i nxjerrë vitin e kaluar nga MASHT-i e ndalojnë përdorimin e telefonave në ambientet ku mbahet testimi. Megjithatë, maturantët kanë arritur që përmes telefonave ta fotografojnë testin dhe ta publikojnë në rrjete sociale nga ku i kanë marrë përgjigjet.

Faqe të shumta janë krijuar në rrjete sociale ku kërkohej që kushdo që e plotëson testin ta fotografojë dhe ta shfaqë aty.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img