29,03,2024

Maqedonia para kolapsi, qeveria me borgj të ri prej 877 milionë euro

Must Read
Shkup

Nuk dihet nëse është blerë euro-obligacioni dhe nëse Qeveria do ta marrë shumën e dëshiruar  maksimale prej 650 milionë euro. Kryeministri Emil Dimitriev publikisht tha se paratë e euro-obligacionit do të shfrytëzohen për rroga, pensione dhe transferime sociale.

“Kjo që po bëjmë për momentin absolutisht është për të pasur likuiditet ekonomik, për të pasur pagesë në kohë të rrogave, pensioneve, asistencave sociale, pasi kjo shumë garanton qëndrueshmëri më afatgjatë makrofinanciar të shtetit” deklaroi kryeministri Emil Dimitriev.

Dimitriev e konfirmoi qëndrimin e një pjese të ekonomistëve se këto para, në vend të investimeve dhe nxitjes ekonomike, do të shfrytëzohen për rroga, pensione, subvencione dhe premtime parazgjedhore, që buxhetin do e çojnë në gjendje shumë të rëndë. Dhe pikërisht, me rebalancin e buxhetit u rritën paratë për pagesën e rrogave dhe pensioneve, por për 50 milionë euro u shkurtuan paratë e dedikuara për investime kapitale, zë që duhet të jetë lëvizës kyç në rritjen ekonomike të vendit.

Nga LSDM-ja akuzuan se me euro – obligacionin e ri janë shkelur ligjet për buxhetin dhe Qeverinë, Marrëveshjen e Përzhinës dhe Kodin Penal dhe përsëri porositën që huamarrja përmes euro-obligacionit nuk do ta pranojnë si borxh publik, pas ndërrimit të pushtetit.

“Të gjithë personat udhëheqës në institucionet shtetërore të përfshira në lëshimin e euro- obligacionit do të përgjigjen. Ajo që kjo qeveri dhe Ministri i financave i manipulojnë që mandati i zëvendësministrave plotësues është vetëm 100 ditë para zgjedhjeve, nuk i liron nga kontestimi i ligjshmërisë së huamarrjes”, thanë nga LSDM.

Me këtë euro-obligacion prej 650 milion euro dhe normë interesi prej pesë për qind, në vit do të paguajmë nga 32.5 milionë euro. Për shtatë vite ajo është 227.5 milionë euro normë interesi, ose në përgjithësi do të duhet të kthehen 877.5 milion euro. Vetëm për dy vite, duke përfshirë këtë euro- obligacion, huamarrja jashtë vendit do të arrijë në 1.42 miliard euro. Kështu, borxhi publik do të shkojë më shumë se 50 për qind nga BPV-ja./Alsat/M

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img