20,04,2024

Mamografi mobil arrin edhe në Ferizaj

Must Read

Mamografi mobil  i cili këtë muaj mbush dy vite që është sjellë në Kosovë  më në fund  arrinë edhe në Ferizaj.

“Nga sot ka filluar ekzaminimi i fermave të cilat duan të përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore   për sëmundjes së kancerit të gjirit. Ka rënë që ky mamograf në Ferizaj të  vije  në  muajin kur edhe është  muaji kundër luftës së kancerit të gjirit dhe kur zhvillohet një fushat për sensibilizimin  e  grave të të  bëjnë kontrollat dhe të  identifikohet  dhe parandalohet kjo sëmundje. Mamografi do të qëndroi në Ferizaj deri më 17 tetor dhe shfrytëzoi  rastin që tu bëjë ftesë të gjitha atyre grave që kanë simptome dhe ndonjë histori të kësaj sëmundje të shfrytëzojnë rastin të kryejnë kontrollat” tha Ibadete  Ismajli, drejtoreshë e QKMF-së

14555919_10208810185110274_523517373_n

Edhe Nebahate Avdiu, radiologe pranë QKMF-së  ka ftuar të gjitha gratë  që janë të interesuar të paraqiten tek QKMF dhe të bëjnë ekzaminimin e gjirit   përmes të cilit me detektim të hershëm mund të  pengohet kjo sëmundje.

Ardhjen e mamografit mobil në Ferizaj e ka përshëndetur edhe Drejtori i Shëndetësisë ferizajase Burim Karameta i cili  këtë e ka cilësuar si një mundësi të për zvogëlimin e pritjes në radhë për të bërë këtë diagnostikim.

“Edhe pse QKMF    në Ferizaj kohë më herët është pajisur me një aparaturë të tillë kjo do të jetë një ndihmë për zvogëlimin  e kohës së pritjes për pacientet”  ka thënë tha Karameta.

Të gjitha femrat e moshës 40-70 vjeçare në komunën e Ferizajt do të kenë mundësinë që të kryejnë testet për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit.

Përgjegjësit e QKMF-së në Ferizaj kanë bërë të ditur se në mamografin i  cili gjendet në këtë qendër deri më tani janë kryer  kontrolla të 508 pacientëve, ndërsa vetëm në vitin 2016  janë kontrolluar 346 pacientë.

Ndryshe, kjo aparaturë e cila është blerë nëpërmes donacioneve të ndryshme,  menaxhohet nga MSH-ja ndërsa  Grupi i Grave deputete  monitorojnë punën e tij të cilat ishin edhe iniciues të këtij projekti.

Vlera e këtij mjeti, thuhet se kap shifrën prej 265 mijë eurosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img