28,03,2024

Makina mjelëse për 50 fermerë të komunës së Ferizajt

Must Read

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt ka ndarë sot makina mjelëse për fermerët ferizajas.

50 fermerë nga Komuna e Ferizajt kanë përfituar makina mjelëse si donacion nga komuna për të kompletuar veprimtarinë edhe me lopët qumështore.

Zyrtarë nga drejtoria për Bujqësi thonë se në këtë mënyrë duan që të krijojnë më shumë kushte për fermerët ferizajas. U tha se ky projekt ka tejkaluar të gjitha përmasat dhe objektivat e Drejtorisë së Bujqësisë, sepse ky projekt është nxjerr nga kursimet që janë bërë nga projektet tjera.

“Është një projekt që do ti ndihmojë jashtëzakonisht shumë fermerët, për shkak të asaj se në radhë të parë është makina humane për vet kafshën, pastaj sasia e qumështit është më e madhe, gjithashtu edhe pastërtia e qumështit është më nivel dhe fuqia punëtore është më e lehtë në bazë të punës së tyre që e bëjnë nëpër stallat e tyre. Kjo ju ndihmon jashtëzakonisht shumë fermerët dhe shpresojmë se fermerët që nuk kanë përfituar kësaj herë do të përfitojnë herën tjetre”, ka thënë drejtori Ismet Vranovci, duke shtuar se konkurrenca për makina mjelëse ka qenë mjaft e madhe.

Ndërsa fermerët që morën makinat mjelëse thanë se një makinë e tillë në treg kushton rreth 250 euro dhe vet nuk do të mund ta siguronin, prandaj u shprehen falënderues ndaj komunës për ndihmën e dhënë.

Subvencioni me makinat mjelëse i ka kushtuar komunës mbi 8 mijë euro. Ndërkaq po me këtë vlerë komuna e Ferizajt po planifikon që gjatë javës së ardhshme ta përfundojë edhe projektin e furnizimit të 50 fermerë më fidanë të mjedrës.

15086792_10209189512113212_575486559_n 15129819_10209189512353218_858910231_n 15057901_10209189511033185_774145816_n 15057985_10209189512033210_1545327715_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img