29,03,2024

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova në Gjysmëfinalen në Lojërat Evropiane ‘Minsku 2019’

Must Read

Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi bën edhe një hap të madh në garën për medalje në Lojërat Olimpike “Minsk2019”.

Majlinda ka siguruar gjysmëfinalen pasi mundi polaken, Karolina Pienkowska, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Majlinda sfidën kundër Pienkowska e fitoi me ippon. Për të kaluar në finale, Majlinda Kelmendi tani duhet të mposht Amandine Buchardin.

Gjysmëfinalen në Lojërat Evropiane ‘Minsku 2019’, ka siguruar edhe Nora Gjakova.

Xhudistja 26 vjeçare, ka arritur të mposht me ippon në çerekfinale gjermanen Pauine Starke, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora tani ka nevojë vetëm edhe për një fitore për të kaluar në finale në kategorinë e saj.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me fituesen e takimit mes Anna Borowska dhe Telma Monterio.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img