20,04,2024

Decertifikohen 4 kandidatë nga Ferizaj për zgjedhjet lokale

Must Read

Ferizaj.13.09.2017. Gjoba në trafik për kandidatin e parë,Lulzim Grainca nga PDK-ja dhe  procesi gjyqësor për kandidatin e dytë, Fejzullah Behluli nga AAK-ja, ka bërë që të decertifikohen nga e drejta që të jenë kandidatë për asamble komunale në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Përfaqësues të këtyre dy subjekteve në këtë komunë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor e quajnë të padrejtë dhe absurd.

“Ne kemi marrë një njoftim nga Komisoni Qendror Zgjedhor për decertifikimin e një kandidati në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka të bëjë me një gjobë në trafik nga Gjykata Themelore e Lipjanit, kandidati është ankuar në PZAP, pritet që të merret vendimi nga PZAP-ja, deri të premtën është afati i fundit për të marrë vendimin dhe posa ta merr vendimin PZAP-ja, PDK e ka të drejtën e zëvendësimit të kandidatit për zgjedhjet lokale 2017, ne nuk kemi ndonjë vlerësim për këtë çështje, është hera e parë që aplikohet ligji për zgjedhjet që do të thotë se çdo kandidat që është i dënuar në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të jetë kandidat për zgjedhje, dihet që për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka pasur një vendim të tillë nga KQZ-ja, ndoshta për një të ardhme është e mirë kjo çështje sepse çdo kandidat i cili aplikon për t’u zgjedhur duhet të ketë parasysh që këto vendime do të jenë edhe në të ardhmen me siguri të njejta”, tha Gazmend Bytyqi nga PDK, dega në Ferizaj.

“Kemi të bëjmë me një rast të një individi që është ndarë me grua para tri viteve dhe ka pasur një proces gjyqësor dhe për shkak të procesit gjyqësor të ndarjes me bashkëshorten iu pamundësohet me qenë në listë, besoj që është jashtëzakonisht absurde, por megjithatë ata e kanë drejtu ligjin në bazë të asaj që ata e shohin ligjin edhe pse është e padrejtë për një vepër të përfunduar që nuk mund të quhet vepër kriminale me iu pa mundësu dikujt me qenë në lista zgjedhore, kjo nuk ka ndodhë deri në këto zgjedhje, në këto zgjedhje ka fillu me u apliku, por është mirë të shqyrtohet ligji dhe vërtetë të përfshijë individë me elemente kriminale që t’u pamundësohet marrja pjesë në proceset zgjedhore, secili nga ne mund të ketë probleme të tilla si në komunikacion, familje apo me individë të caktuar përfundon në gjykatë dhe tani të pamundësohet, besoj që nuk është e drejtë, megjithatë është çështje e ligjit dhe ne duhet ta përfillim”, tha Xhavit Zariqi, kryetar i AAK-së në Ferizaj.

KQZ ka decertifikuar edhe dy kandidatë për asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj. Përfaqësues të këtij subjekti refuzuan të prononcohen për këtë çështje, por thanë se kandidatët e tyre janë larguar nga lista për shkak të gjobave në trafik.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, nuk është decertifikuar asnjë kandidat, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img