24,04,2024

Lulzim Aliu: Rishikimi i PZHK-së i domosdoshëm për shkak të gabime të shumta në substancë të planit

Must Read

Ferizaj.02.02.2018 Asamblistët e Kuvendit të Ferizajt në mbledhjen e shkuar, morën vendim për fillimin e proceduarave për rishikim të Planit Zhvillimor Komunal.
Siç thanë komunarët në atë seancë, ky plan do të nis të ndryshohet përkatësisht tek destinimi i parcelave ku parashihen disa investime kapitale, siç është spitali, çerdhja publike, varrezat e qytetit e të tjera.
Për këtë sot reagoi opozita, dega e LDK-së. Ish – drejtori i urbanizmit në qeverinë e shkuar, Faik Grainca solli edhe disa argumente, duke thënë më tej se ndryshimi i këtij plani brenda 8 vjetëve, nuk parashihet me ligj.
Në anën tjetër, drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu, theksoi se rishikimi i këtij plani është parë si i domosdoshëm, marrë parasysh siç tha ai, gabime të shumta në substancë të planit.
Sipas Aliut, me këtë plan përplot telashe, pushteti lokal nuk mund të nisë të realizojë projektet e planifikuara.

“ Ka qenë një nevojë e domosdoshme për të filluar procedurat që të bëhen disa përmirësime në PZHK sepse kemi pengesa të jashtëzakonshme për punë. Unë jam munduar në mbledhje të Kuvendit t’i bindë asamblistët që kjo është e domosdoshme. Më gëzon fakti se në fund,para votimit, të gjithë asamblistët kanë qenë të bindur që është e domosdoshme dhe duhet të bëhet zgjidhje” ka thënë Aliu.

Për akuzën e nënkryetarit të LDK-së, Faik Grainca se pushteti lokal, rishikimin e planit po e bën me qëllim të ndërrimit të lokacioneve për spitalin, varrezat etj, drejtori i urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu thotë se pikërisht vërejtjet e qytetarëve, FSK-së dhe gabimet e shumta përmbajtësore në planin zhvillimor komunal, e shtynë qeverinë lokale, që të nisë procedurat e rishikimit të këtij dokumenti.

“Pikërisht ky destinim i atyre parcelave ne po na qet telashe. Nuk janë arsyet kryesore por janë një prej arsyeve,edhe Spitali, edhe varrezat edhe objekte tjera të rëndësisë së veçantë për të ardhmen tonë për të cilat ne duhet të bëjmë zgjidhje. është përmend dhe politizuar shumë çështja e varrezave. Edhe kërkesa e Gjeneralit të FSK-së dhe hartat që ata kanë ofruar argumente se varrezat gjenden në zonën e interesit të FSK-së. Ka më tepër se 10 raste që janë të domosdoshme për intervenim , siç janë spitali,çerdhet, stacioni I autobusëve , tregu e tjera që do të na paraqesin probleme serioze e që duhet patjetër të gjendet zgjidhje” ka thënë Aliu.

Drejtues të degës së LDK-së në Ferizaj, u shprehën të bindur se ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor do ta kthejë këtë vendim si të paligjshëm, në rast e komenton atë në mënyrë ligjore e jo politike.

Në anën tjetër, në pushtetin lokal të Ferizajt, nuk besojnë në asnjë mënyrë që ministria do ta kundërshtojë këtë vendim të Kuvendit, ngase vlerësojnë se ai është i hartuar me plot të meta substanciale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img