19,04,2024

Lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, si dy objektiva që përforcojnë njëri-tjetrin!

Must Read

Terrorizmi ka të bëjë me mohimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, që përbëjnë thelbin e asaj që përfaqëson. Të gjitha shtetet e botës janë të vendosura të luftojnë të gjithat aktet e terrorizmit, pa asnjë përjashtim, si krime tepër të rënda. Shtetet, përmes agjensive përkatëse policore kanë detyrën të mbrojnë të gjithë individët brenda juridiksionit të tyre ndaj akteve terroriste, kjo si pjesë e detyrimeve të tyre në kuadrin e të drejtave të njeriut për garantimin e së drejtës për jetën, së drejtës për siguri dhe të drejta të tjera në kuadrin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kjo kërkon që shtetet të përdorin një çasje gjithëpërfshirëse në luftën kundër terrorizmit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, që favorizojnë terrorizmin, duke mbrojtur të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.
Efikasiteti dhe legjitimiteti i veprimeve të një shteti kundër akteve terroriste do të minoheshin, nëse shteti në fjalë, përmes cilësdo agjensi të tij, përdorur pushtetin e vet për të shkelur standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Duke qenë se në këtë kontekst, policia dhe shërbimet intelegjente luajnë një rol tepër të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, merr rëndësi të posaçme fakti që policia të japë llogari për veprimet e veta, me qëllim garantimin e legjitimitetit, besimit, besueshmërisë dhe mbështetjes nga publiku. Përballja me ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm që favorizojnë aktet terroriste Radikalizmi nuk përbën kërcënim për një shoqëri, në rast se nuk lidhet me dhunën apo veprime të tjera të paligjshme, të tilla si: nxitja e urrejtjes, sipas përshkrimit në jurisprudencën që lidhet me legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Radikalizmi mund të rezultojë si një forcë pozitive ndryshimi. Sa për ilustrim, individët që luftuan për heqjen e skllavërisë apo ata që kërkuan të drejtën universale të votës, për kohën në të cilën jetuan, u konsideruan si radikalistë, duke qenë se ishin kundër ideve mbizotëruese në shoqëritë e tyre.

Radikalizmi terrorist është një proces dinamik, sipas të cilit individi nisë ta pranojë dhunën terroriste si një rrugë të mundshme, madje edhe legjitime të veprimit. Nuk ka asnjë profil të vetëm i cili do të përfshinte të gjithë terroristët, sikundër se nuk ekziston asnjë rrugë “e prerë me thikë“, e cila i dërgon individët në rrugën drejt terrorizmit. Shtysat e mundshme të radikalizmit terrorist janë të ndryshme dhe komplekse, duke u ndërthurur në mënyrë unike për çdo rast specifik. Profilet që ndërtohen mbi bazën e supozimeve të stereotipizuara, mbi bazën e përkatësisë fetare, racore, etnike, gjinore, statusit shoqëror dhe ekonomike etj. jo vetëm që janë diskriminuese, por po ashtu janë edhe të paefektshme. Shtetet pjesëmarrëse të Europes-së hedhin poshtë me vendosmëri identifikimin e terrorizmit me kombësinë, përkatësinë fetare apo etnike. Përballja me Terorizmin kërkon një reagim të sofistikuar dhe gjithëpërfshirës. Kjo duhet të përfshijë veprime efikase të drejtësisë penale, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe sundimit të rendit dhe ligjit kundër atyre që nxisin të tjerët për akte terrorizmi dhe kërkojnë t’i rekrutojnë ata për akte terrorizmi, si edhe përpjekje shumëplanëshe për trajtimin e kushteve që favorizojnë terrorizmin. Ekzistojnë shumë çështje që lidhen me terrorizmin, por që nuk janë specifike për të, të cilat duhen trajtuar si duhet, me vërtetësi dhe pa paragjykime të tepruara sigurie.
Me respekt,

Mexhid Ramusa
Kryetar i Organizatës Demokracia Studentore

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img