23,04,2024

Loredanës i vdes babai, ajo dhe Mozzik i bëjnë dedikim prekës

Must Read

Këngëtarja nga Ferizaji, Loredana Zefi ka humbur babanë, i cili mësohet se është ndarë nga jeta pak orë më parë.

Njoftimin e ka bërë vetë reperja në profilin e saj në Instagram. Ajo i ka bërë një dedikim prekës të atit, ndërsa ka marrë edhe shumë ngushëllime nga fansat në rrjetin social.

“Faleminderit baba që deri më sot ke bërë më të mirën për neve. Sot është Dita e Shelbumit dhe sot ike nga ne. Unë të dua ty dhe lutëm për ty ta kesh mirë atje lartë. Për njerëzit e mi që në këto të vështira më ndihmojnë ju faleminderit nga zemra”, ka shkruar Loredana.

Njëjtë ka vepruar edhe dhëndri i tij, reperi Mozzik i cili i ka bërë një postim në Instagram vjehrrit pas ndarjes nga jeta.

”Baba Lush, pusho në Paqe! Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtojë sa të jam gjallë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img