25,04,2024

Llullaku me ofertë zyrtare nga Serie A

Must Read

Gjatë ditëve të kaluara u përfol për një kalim të tij te Steaua apo Dinamo e Bukureshtit, dy gjigandët e futbollit rumun, por sulmuesi i Gaz Metan, ka bërë të qartë se ka oferta edhe nga vende të tjera në Europë dhe ka një ëndërr që dëshiron medoemos ta realizojë.

“Kam kontratë deri në verën e ardhshme, por aty ekziston edhe një klauzolë, që nëse vijnë oferta të kënaqshme mund të largohem prej muajit dhjetor. Ka pasur interes, nga ekipe nga Rusia, por diçka po lëviz edhe nga Italia, apo edhe nga Ligat më të mëdha në Europë. Dëshira ime është që të kem mundësi të luaj në Itali, aty ku jam rritur dhe ku jeton familja ime, megjithatë për momentin ende nuk ka diçka konkrete”, tha Llullaku për “SuperSport”.

Po pavarsisht kësaj Llulaku nuk e ka harruar kombëtaren shqiptare të futbollin pasi shprehet që ëndra e tij është të shënojë për Kombëtaren.

“Dëshira ime më e madhe është të ndihmoj Kombëtaren me gola. Ndeshja me Izraelin ishte e çuditshme, sepse mbetëm në inferioritet pas vetëm 15 minutave, ndërsa u ndëshkuam edhe me penallti. Por, shpresoj që në ndeshjet që do të vijnë do të na ndryshoj fati, ndërsa unë ta ndihmoj Shqipërinë me gola.

Normale që pozicionimi në vendin e dytë në grup duket i vështirë, megjithatë i vështirë ishte edhe kualifikimi i Shqipërisë në Europian dhe ekipi ia doli. Kombëtarja ka kaluar shumë gjëra të vështira dhe në fund ia ka arritur aty ku e ka vendin. Unë kam shpresa deri në fund, për aq kohë sa matematika na e lejon që të pretendojmë për tu klasifikuar pse jo edhe në vendin e dytë ose të tretë”, theksoi futbollisti 28 vjeçar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img