28,03,2024

Limaj në Ferizaj: Nuk do të pranojmë ndarje as copëtim të vendit

Must Read

Nisma Socialdemokrate, dega në Ferizaj ka shënuar pesë vjetorin e themelimit. Në shënim të pesë vjetorit, Nismës në këtë qytet i janë bashkuar 150 anëtarë të rinj, të moshave e profesioneve të ndryshme.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, i cili iu uroi mirëseardhje anëtareve të rinj. Limaj me pas tha se janë në Ferizaj për të uruar pesë vjetorin e themelimit të Nismës në Ferizaj.

Ai tha se sot Nismës po i bashkohen burra e gra me energji pozitive, të cilët janë ofruar me vullnet të mirë për ta ndryshuar Ferizajn dhe Kosovën.

Limaj i ka shprehur mirënjohje, strukturave të Nismës në këtë qytet duke i premtuar mbështetjen e plotë të qendrës për fuqizim të degës së Ferizajt.

“Kam një kërkesë për drejtuesit e degës. Jepni hapësire njerëzve që duan të punojnë për Ferizajn edhe Kosovën. Ne kemi nevoje të mblidhemi rreth këtij koncepti në shërbim të vendit”, ka thënë ndër të tjera Limaj të enjten në Ferizaj.

Limaj ka thënë se partia të cilën ai e drejton nuk donë votë në këmbim të mashtrimi dhe fyerjes.

“Ne po ndërtojmë një projekt politik afatgjatë të cilin po e zhvillojmë. Para pesë viteve kur kemi themeluar Nismën ka pasur shumë dilema. Më shumë ata na kanë bajtë gajlen se sa vetit. Por, ne kemi ecur pa zhurmë dhe kemi komunikuar me njerëzit tanë dhe jemi ku jemi sot. Unë kam qenë i bindur në suksesin e këtij projekti politik, sepse jam i bindur që ky popull dinë më dallu të keqen prej të mirës dhe e dinë kush ka punu me zemër dhe kush me mashtrim”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka thënë se Kosova është e gatshme të dialogoj me fqinjët, por për këtë ka një kusht. “Ne jemi gati të futemi në bisedime, por me një kusht: që dialogu të përfundoj me njohje reciproke. Ju siguroj si bashkëkryesues i delegacionit se nuk ka me pas pajtim as me gojë as nënshkrim kundër interesit të vendit. As ndarje e as copëtim të vendit”, theksuar Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se ka plot tema në interes të Kosovës për t’i dialoguar me Serbinë, siç është çështja e të pagjeturve, pensionet dhe dëmshpërblimet e luftës, por të gjitha këto, sipas tij, kanë kuptim të diskutohen vetëm atëherë kur Serbia e pranon realitetin Kosova shtet i pavarur. Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Limaj ka thënë se Nisma është e gatshme për zgjedhje dhe kurdo që mbahen ato synimet e Nismës janë mbi 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

E, kryetari i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, tha se në këtë pesë vite është bërë punë e madhe në fuqizimin e degës.

“Tani kemi mbërri më 37 nëndegë dhe të shtrihemi në gjithë rajonin e Ferizajt. Nisma në Ferizaj çdo ditë e më shumë po rritet e fuqizohet jo vetëm me numra, por edhe me njerëz që kanë ide të cilët shkojnë përpara bashkërisht”, ka thënë Berisha. Ndryshe, Nisma ditë më parë ka shënuar pesë vjetorin e themelimit të degës edhe në Gjakovë ku janë prezantuar aderimet e reja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img