25,04,2024

LIBERALIZIMI I VIZAVE DHE PROCEDURAT PAS SAJ

Must Read

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka paraqur një progres të mirëpritur dhe konkret në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe Strategjinë e re të Komisionit për Ballkanin Perëndimor. Ratifikimi është gjithashtu përmbushja e njërit prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave të Kosovës, pra është një hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave nga i cili do të përfitojnë para së gjithash banorët e Republikës së Kosovës.

Në vitin 2016, Komisioni Europian i kishte propozuar Këshillit dhe Parlamentit Europian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me të kuptuar se Kosova do të ratifikojë marrëveshjen e ndarjes së kufirit me Malin e Zi dhe do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në një raport të Komisionit Evropian thuhet që “Kosova është në një rrugë të mirë drejt liberalizimit të vizave dhe shpresojmë që bazuar në përpjekjet tona të mëdha, do të jetë i mundur edhe tejkalimi përfundimtar i krizës politike”. Në udhërrëfyesin për Liberalizimin e vizave përcaktohet një listë gjithëpërfshirëse e reformave që Kosova është kërkuar të zbatojë për t’i përmbushur kërkesat lidhur me lirinë e lëvizjes, si:

• Riintegrimi dhe ripranimi,
• siguria e dokumenteve,
• kufiri dhe menaxhimi i migracionit,
• azili,
• lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni, dhe
• të drejtat themelore.

Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit.

Me vendimin për heqjen e vizave, formalisht ndryshohet rregullorja 539/2001, duke e zhvendosur Kosovën nga Shtojca I (vendet, shtetasit e të cilëve kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Shengen) në Shtojcën II (vendet pa viza). Qytetarët kosovar me një pasaportë biometrike mund të udhëtojnë në BE deri në 90 ditë brenda periudhes 180 ditore, për qëllime biznesi, turistike ose familjare dhe nuk do të kenë më nevojë për vizë. Këto masa nuk do të zbatohen për Irlandën dhe Britaninë e Madhe, në përputhje me protokollet e aneksuara në traktatet e BE.

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, duke marrur parasysh propozimin e Komisionit Evropian pas dëgjimit të projekt-aktit legjislativ në Parlamentet Kombëtare dhe duke vepruar në përputhje me procedurat e zakonshme legjislative bëjnë këtë ndryshim të statusit të vendit, duke pasur parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Europian, dhe në veçanti pikën (a) të nenit 77 (2). Rregullorja e Këshillit Evropian, nr. 539/20011 i rendit vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të posedojnë një vizë kur kalojnë kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare dhe ato vende, shtetasit e të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë. Referencat në vendet e treta në lidhje me të cilat situata ka ndryshuar në lidhje me ato kritere duhet të transferohen nga një aneks në të tjera, varësisht sipas rastit.

Në vendet paraprake të cilat i janën nënshtruar procedurave të heqjes së regjimit të vizave, përveq kritereve të lartcekura, veçanarisht është marrur parasysh lufta kurdër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Akter kryesor të pozicionuar përballë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë Institucionet ligjore të Kosovës meqenëse e tërë shoqëria duhet të bashkohet për të dhënë rezultatet në këtë fushë. Gjithashtu duhet të jetë shumë e qartë që më shumë ka nevoj Kosova për Evropën sesa Evropa për Kosovën. Pra, nese synojmë një të ardhme në këtë Union, vendosmëria për ti ecur proceset duhet të jetë shumë e madhe!

Elbasan Osmani,

Master i Politikave të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img