25,04,2024

Lia Stublla dhuron 50 çanta me pajisje shkollore

Must Read

Të martën pritet të filloj viti i ri shkollor, e me këtë rast disenjatorja e njohur Lia Stublla përmes fondacionit të saj “LS Foundation”, i solli sot në Ferizaj 50 çanta me pajisje elementare shkollore,  të cilat do t’iu dhurohen fëmijëve në nevojë.

Stublla tha se këto ndihma janë shumë të vogla krahasuar me nevojën e madhe që kanë familjet kosovare, mirëpo në këtë mënyrë synojnë që sado pak t’i ndihmojnë nevojtarët.

“LS fondacion ka tri vite që grumbullon fonde për me i ndihmu fëmijët. Prioritet i kemi fëmijët të cilët nuk kanë mundësi me u shkollu, me ndjekë kurse, shkolla, me u regjistru në fakultet dhe kështu e kemi bërë një fondacion që mendojmë për ta. Sigurisht numri është shumë i madh, ne nuk mundemi me i përfshi të gjitha rastet, por ne po mundohemi që sado pak me zbut këtë situatë”, tha Stublla.

Në këto ditë pandemie kur maska është e domosdoshme të mbahet, Stublla është kujdesur që në secilën çantë të fus edhe nga një maskë.

“Jemi munduar që brenda çantës me qenë të gjitha mjetet që u duhen fëmijëve për me fillu mësimin, shtesë aty ka edhe maska që stafi ynë është munduar që brenda çantës të ketë edhe maskë ”LS” marrë parasysh situatën që është me virus, majde e kam bërë edhe një shkrim për fëmijët që mos të dorëzohen kurrë pa marrë parasysh se çka ndodhë”, tha Stublla.

Këtë donacion e pranoi drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, i cili u shpreh falënderues ndaj donatores.

 “Shprehim mirënjohje ndaj “LS fondacion” që sot na ka dhuruar këto 50 çanta për t’i pajisur nxënësit në nevojë në këtë kohë të vështirë kur e dimë që ekonomitë familjare janë rënduar shumë si pasojë e kësaj pandemie dhe ky donacion është një ndihmesë shumë e madhe për ta. Ne fatkeqësisht jemi në një situatë që akoma nuk e kemi të qartë se si do të ndodhë procesi mësimor gjatë kësaj periudhe, por sido që të jetë këto çanta janë jashtëzakonisht ndihmesë e madhe“, tha Llabjani.

Përveç donacionit të sotëm në Ferizaj, Stublla ka dhuruar edhe 50 çanta për fëmijët në nevojë në Prishtinë dhe 50 në shoqatën ”Nëna dhe fëmijë të lumtur”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img