19,04,2024

Lëvizja vetëvendosje hapë fushatën zgjedhore në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.24.09.2017. Lëvizja vetëvendosje në një takim të organizuar në teatrin “Adriana” ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Ferizaj për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Në këtë takim, programin e këtij subjekti politik  e kanë shpalosur Visar Ymeri, kryetari LVV, Albin Kurti,lider i LVV-së  dhe kandidati për kryetar të Ferizajt Faton Topalli.

Me këtë rast deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thumbuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte humbur garën për Prishtinën kundër Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale të vitit 2013, edhe pse thoshte “Prishtinën e fitoj me duar në xhepa”.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se Isa Mustafa si humbës i zgjedhjeve lokale e nacionale do ta marrë me vete edhe Kryetarin në largim të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

“Humbësi Isa Mustafa do ta marrë me vete edhe Muharremin”, ka thënë Ymeri, në tubimin e VV’së në Ferizaj.Ai ka thënë se as PDK nuk është Aleternativë dhe as mundësi për ndryshime.“Ferizaj do të marrë frymë ndryshe me Faton Topallin”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa kandidati për kryatar të Ferizajt nga Vetëvendosja, Faton Topalli  ka siguruar të pranishmit se me ardhjen në pushtet të këtij subjekti  politik  do të përfundojnë ndërtimet pa leje,do të përfundojnë keqpërdorimet.

“Me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes qytetari nuk do të ketë nevoj ta takoi kryetarin për të kryer një punë sepse punët që i takojn ti kryej do ti kryejn zyrtarët e komunës” ka thënë Topalli.

Në fund të këtij takimi janë prezantuar kandidatët për Asamblenë Komunale nga ky subjekt politik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img