19,04,2024

Letër e mediave për këshilltarët komunal të Ferizajt

Must Read

Në seancën e së hënës të Kuvendit Komunal të Ferizajt, pritet që të diskutohet për propozimin e përfaqësuesve të mediave për politikat preferenciale të operatorëve kabllor.

Me këtë rast udhëheqës të mediave lokale të Ferizajt,  iu kanë drejtuar Kuvendit Komunal me këtë letër.

Ne, përfaqësuesit e Transmetuesve të Licensuar Televiziv që veprojnë në komunën e Ferizajt, ju parashtrojmë propozimin tonë, që Komuna e Ferizajt, në kuadër të kompetencave ligjore që ka në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale 03/L-040, dhe interesit publik të qytetarëve të Ferizajt, të nis me implementimin e politikave preferenciale ndaj operatorëve  të televizionit kabllor, të cilët nuk bëjnë diskriminim ndaj subjekteve tona transmetuese.

Momentalisht, Tv e licensuara që i shërbejnë direkt publikut të Ferizajt, e që i adresojnë problemet e qytetarëve, që e pasqyrojnë aktivitetin e subjekteve politike, të biznesit, organizatave kulturore, të sportit dhe të gjitha fushave të jetës në komunën tonë, janë në pozitë të diskriminuar nga disa operatorë kabllor që operojnë ne Ferizaj, me pozicionim numerik jomeritor në pakot kabllore të tyre ( në fund të listës programore), i cili është FYES për ne, për qytetarët e komunës sonë dhe për të gjitha veprimtaritë publike e private, që kanë nevojë për mbulimin adekuat mediatik nga ne.

Ju rikujtojmë se të gjithë këta operatorë kabllor shfrytëzojnë infrastrukturën e komunës sonë, qoftë publike apo private për të ngritur biznesin e tyre dhe për të vjelur të hyra të konsiderueshme nga qytetarët e komunës së Ferizajt. Njëkohësisht, me pozicionimin numerik joadekuat të kanaleve për informim lokal, po atyre qytetarëve ua vështirësojnë informimin e shpejtë përmes televizioneve të këtij qyteti, të cilat janë pasuri e Ferizajt.

Duke ditur se në kuadër të ligjit, Kuvendi i Komunës nuk mund të interferojë direkt në politikat editoriale të këtyre operatorëve, ne besojmë fuqimisht se ju mund të promovoni politika prefernciale ndaj tyre, që operatorët e tillë mosmirënjohës, të shohin interesin e vet për të korrigjuar këtë padrejtësi që u bëhet qytetarëve të Ferizajt, neve si industri televizive, juve si përfaqësues politikë dhe të gjitha bizneseve që veprojnë në komunën tonë.

Gjendja e tanishme heshturazi po e pamundëson zhvillimin tonë ekonomik si industri dhe si punëdhënës që punësojmë shumë familje ferizajase, po e lejon ikjen e heshtur të parasë reklamuese jashtë Ferizajt dhe rrjedhimisht dobësimin e mëtutjeshëm të jetës kulturore, sportive dhe edukative me primesa lokale. Me përkrahjen e propozimit tonë, ju do ta përkrahni prodhimin e programeve vendore në qytet dhe do të jepni kontributin e çmuar për ngritjen e cilësisë së programeve tona, duke u bërë shembull i mirë për të gjitha komunat e tjera në Republikën e Kosovës.

Ju faleminderit

Visar Hoti, TV Tema

Besnik Berisha, TV Festina

Refik Sadriu, TV Liria

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img