25,04,2024

Maturantët: Letër e hapur drejtorit të DKA-së dhe drejtorëve të shkollave të mesme në Ferizaj

Must Read

Maturantët të cilët javën e kaluar protestuan pas vendimit të DKA-së për shtyrjen e ekskursioneve për në pranverë kanë dërguar një letër të hapur për drejtorin e DKA-së dhe drejtorët e shkollave të mesme në Ferizaj.

Përmes kësaj letra ata kanë kërkuar që edhe njëherë  të shqyrtohet vendimi për shtyrjen e ekskursionit me arsyetimin se shtyrja për në pranverë do të ngarkojë më shumë buxhetin familjarë pasi në atë kohë ,siç thuhet në letër, ka edhe shumë obligime tjera, si mbrëmja e maturës po edhe përgatitje për test të Maturës shtetërore.

Kjo është letra e plotë e maturantëve

Letër e hapur drejtorit të DKA-së dhe drejtorëve të shkollave të mesme në Ferizaj

Kjo letër është në emër të maturantëve të vitit 2018/2019
Arsyeja që ne po e bëjmë këtë shkrim është me nxjerrë zanin e krejt atyre që kanë dal me protestua , zanin e atyre të pa kënaqurve me vendimin e juaj për me e shty ekskursionin për në Shqipëri. Domethënë me zanin e krejt maturantëve të kësaj gjenerate .
Pasi që ne kemi dal në protesta dhe askush nuk na ka dhanë të paktën një përgjigje për paknaqsitë tona.
Ne nuk jemi të pajtimit me vendimin që po doni me e marr , me u kallxua të drejtpërdrejtë, ne nuk po ju besojmë fjalëve të juaja që kinse keni me na dërgua në muajin maj.
Po edhe sikur të na dërgoni në maj gjysma e ndoshta edhe më shumë nuk i kanë mundësit me ardh.
Ju po mundoheni me jau “lehtësu” prindërve tanë po në fakt ju vetëm se jeni tu na dërgu drejtë anulimit të ekskursionit .
Matura, testi, muaji i shenjtë i Ramazanit. Shanset 0 për me funksionu.
I paralajmërojmë drejtorët e shkollave të mesme  dhe degës së DKA-së që mësim nuk do të mbajmë deri të merret vendimi me na dërgu gjatë muajit shtator të këtij viti.
Të na falni po gjatë këtyre 3 viteve shkollë të mesme as edhe një aktivitet nuk është mbajt nga plan programi shkollor.
Në shtetet e tjera i dërgojnë ndoshta edhe çdo javë në kopsht zoologjik , në teatër e në plotë vende tjera
Ju si shtet doni me u ba me një rend me shtetet e tjera po kryesoren nuk e keni kërkund ARSIMIN
Kur është puna me au rritë pagat mësimdhënësve me një ditë grevë po au ngritni
Edhe na kemi të drejta edhe na kemi kërkesa ,

KURGJA MA SHUMË POR VETËM TË  NJËJTËN QE E KANË PAS GJENERATAT E KALUARA
Shumica prej neve kemi punu gjithë verën vetëm për me i sigurua të hollat për në Shqipri.
Me dëshirën më të madhe , e me padurim e kemi prit . Të gjithë jemi përgatit me na dërgu këtë muaj. Kur komunat e tjera të Kosovës nuk e ndryshuan rrjedhën e këtij ekskursioni . Kur nxënësit e shkollave tjera të mesme të komunave tjera po edhe disa prej shkollave të komunës së Ferizajt, si shkolla e Muzikës dhe Kompetencës do të shkojnë.
Pse me na nda vetëm ne.
Po na detyrojnë me nxjerrë një anë nga vetja jonë që na as vetë nuk po dojmë ta shfaqim.
Thjesht po i kërkojmë të drejtat tona të barabarta me nxënsit e komunave tjera dhe gjeneratave tjera.
E për krejt komentet negative që po i marrim nga tjert , ju themi që ju nuk i doni prindët tanë më shumë se i dojm ne.
Ne njëherë e matim xhepin tonë pastaj dalim në protesta e ngulim këmbë për kërkesat tona që e kemi me të drejtë .
Nëse prindërit tanë nuk do të kishin qenë të pajtimit me shku nuk na kishin lejua as në protestë me dal.
Po rritemi me një vend ku po i kritikojnë “fëmijët” për veprat që vet të rriturit i kanë ba deri dje e ende vazhdojnë me i ba.
Ju ngrituni në protesta për pakënaqësitë e juaja , ne ngritemi për pakënaqësitë e tona.
Shumë faleminderit që te hunda na e keni pru të vetmin ekskursion që e kemi si shkolla të mesme.
Po mos të harrojmë që jemi po të njëjtit nxënës që deri në vitin tjetër do të kemi të gjithë të drejtë vote.
Faleminderit që po na i hapni sytë me na mësua kujt me ja dhan votën.
Me shumë respekt , zani i maturantëve të këtij viti!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img