20,04,2024

Lekaj: Koalicioni qeverisës i nënshtruar ndaj Serbisë

Must Read
Pal Lekaj

E këtë situatë e ka parë si shumë shqetësuese dhe të pakuptimtë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, i cili për Gazetën Monitor ka thënë se me këtë rast Qeveria e Kosovës dëshmoi për pazotësinë e saj.

Lekaj ka theksuar po ashtu se mos arritja e unitetit në mes të pozitës dhe opozitës, lidhur me hartimin e një rezolute për Haradinajn dëshmoi për nënshtrimin që ka Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.

“Më shqetësim është për qytetarët që më të vërtet nuk ishim unik kur ka të bëj me arrestimin e Ramush Haradinajt dhe qeveria e Kosovës u tregua e pazotë  për vendin e vet që të marrë vendime politike që shkojnë në favor  të disa zhvillimeve pozitive në Kosovë. Ajo që është mund ta theksoj është që ne kemi prit të jemi unik, sidomos gjithë kjo që ka ndodhur prej Serbisë, ndërsa qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e nënshtruar nga  Serbia”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij ky ka qenë momentin kur Qeveria e Kosovës është dashur të tregoj se është e aftë për të marrë vendime politike e që kanë rëndësi të madhe për vendin.

Lekaj tregoi për Gazetën Monitor se cila ishte pika që ndau pozitën dhe opozitën.

“Deri te pika e katërt që ishte ndërprerja e bisedimeve  deri në lirin e Haradinajt dhe pastrimin e të gjitha listave nga INTERPOLI  për ish ushtarët e UÇK dhe  të gjithë qytetarët e tjerë, do të thotë këtu ishim këmbëngulës sepse treguan një pazotësi  për të vendosur dhe për të ndërprerë bisedimet. Kjo le të kuptohet se nga kjo qeveri s’kemi çka të presim më mirë”, ka theksuar Lekaj.

Ndryshe seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga AAK-ja pas arrestimit të Ramush Haradinaj me 4 janar në Francë, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia për gjoja krime lufte.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img