28,03,2024

Lebibe Topalli-Shabani  shpallet artiste e Vitit 2016  në Ferizaj

Must Read

Në koncertin e fundvitit  të organizuar nga DKRS në Ferizaj, Lebibe Topalli është shpallur artiste  e vitit  2016.

Në një konkurrencë prej dhjetë të nominuarëve nga grupe, shoqëri civile, shoqata dhe organizata,  komisioni këtë vit me titullin e artist të vitit  ka shpallur piktoren ferizajase Lebibe Topalli.

Për aktivitetet kulturore të zhvilluara gjatë vitit 2016 në komunën e Ferizaj ka fol edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ,i cili   këtë vit e ka cilësuar si një vit të suksesshëm në  fushën e artit dhe të kulturës.    “Kam kënaqësinë e rrallë që sonte gjendem mes jush jo vetëm të shpalljes së artistit të vitit pasi jam i sigurt së shumë të tillë e kanë merituar por  në shënimin e përfundimit të një viti të begatshëm të kulturës në qyteti e Ferizajt.Është me rëndësi që kësaj radhe  do të flasim vetëm për suksese po rrumbullakojmë një vit të suksesshëm. Në mesin e këtyre ngjarjeve të kulturës disa kanë qenë për herë të parë siç ishte Festivali i Muraleve i cili ishte i pari i kësaj natyre në rajon. Me këtë rast ju inkurajoi që të vazhdohet me tempo të njëjtë  edhe në  të ardhmen  me premtimin se Qeveria Komunale të gjitha manifestimet kulturore ti përkrah me të gjitha kapacitetet infrastrukturore komunale në dobi të realizimit me sukses të këtyre  manifestimeve dhe aktiviteteve kulturore. Ferizaj ishte vendi ku u grumbulluan figura të artit dhe të kulturës jo vetëm nga Kosova po edhe nga të gjitha trojet shqiptare madje edhe nga ato ndërkombëtare të cilat e kanë përzgjedh qytetin e Ferizajt për të ekspozuar  dhe për të shfaqur vlerat e tyre konkurruese ndaj të cilave .Këto aktivitete tregojnë se Ferizaj po bëhet konkurrent e metropoleve shqiptare ku zhvillohet arti dhe kultura, si në Tiran ,Prishtinë e vise tjera” ka thënë kryetari Svarqa .

Me këtë rast   para publikut në Teatrin Adriana  u dha edhe një koncert më këngë e vallë të përgatitur nga AKV “Kastriotët”, këngëtarë si dhe këngëtarë ,pjesëmarrëse të Festivalit “Kosovarja Këndon”.

15730766_10209573081862216_1603249564_n

15749516_10209573080942193_1309065382_n  15782309_10209573083942268_303858148_n 15749949_10209573082462231_1989614821_n 15731308_10209573084502282_1522559906_n

15730788_10209573084622285_2023324645_n 15781849_10209573085422305_744893124_n 15749925_10209573085902317_706672227_n 15782204_10209573086622335_716636744_n 15782370_10209573086702337_674649025_n

Të nominuar për  titullin “Artistit të Vitit 2016”  ishin këta  artistë:

Visar Mehmeti-Flautist

Nexhat Xhokli- Aktor

Agon Qosa- Skulptor

Lebibe Topalli-Shabani- Piktore

Laura Sopa-Vallëtare-Korepetitore

Laura Siner Brahimi-Piktore

Gani Bytyqi-Piktor

Fitim Bytyqi-Harmonikist Aranzhues

Bardh Frangu- Dramaturg

Bajram Tahiri-Koreograf

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img