25,04,2024

LDK nis fushatën e balotazhit me aktivitete të shumta

Must Read

 

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizajt nisur  fushatën e balotazhit me aktivitete e takime të shumta me elektoratin ferizajas.
Kryetari i degës i cili është edhe kandidat për kreytar të komunës Muharrem Svarqa ka zhvilluar disa takime të ndara në pjesë të ndryshme të komunës së Ferizajt duke përfshirë nëndegë të qytetit dhe banorë nëpër fshatra.
Ai edhe më këtë rast ka thënë se alternativa qeverisëse e tij tashmë është e prekshme prandaj duhet besim e angazhim më i madh nga të gjithë që ajo të vazhdojë të jetësohet edhe më tuje.

“Alternativa më e mirë qeverisëse gjeti përkrahje të ngrohtë sonte në një takim të mbajtur me banorët e fshatrave Komogllavë, Gurëz, Varosh dhe Rakaj. Puna jonë ka një motiv, mbrojtjen e interesit qytetar prandaj mobilizimi na duhet më shumë se kurrë.
Aktivitetet nuk do të ndalen deri sa t’i themi jo së keqes për Ferizajn me votë. Vuloseni me besimin tuaj të ardhmen e ndritur për fëmijët tuaj” ka thënë kryetari Svarqa në takimin që pati me banorët e fshatrave Komogllavë, Gurëz, Varosh dhe Rakaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img