19,04,2024

LDK në Ferizaj: Në pagat e Janarit të mësimdhënësve pati manipulime

Must Read

Ferizaj.13.02.2018. Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj mbajti konferencë për media duke shprehur shqetësime lidhje me pagat e mësimdhënësve për muajin Janar.
Kryetari i komisionit për Arsim, z. Ramadan Baliu tha ” Në muajin Janar ka pasur mospërputhshmëri lidhje me listen e pagave të mësimdhënësve. Listat të cilat janë nënshkruar nga mësimdhënësit kanë qenë me rritjen e fundit prej 4%, kurse nëpër llogarit e tyre pagat kanë qenë më të vogla për rreth 1.5 deri në 3.00 euro.
Vetëm në komunën e Ferizajt janë afro 1900 mësimdhënës, ku i bie se mungojnë rreth 3800 euro kurse në tërë Kosovën rreth 60.000 euro.
Qeveria e Republikës së Kosovës kinse ka rritur pagat e mësimdhënësve për 4%, kurse e vërteta del se ata kanë menduar vetëm për pagat e tyre e jo të mësimdhënësve.
Ne do të presim reagimin e ministrisë dhe nëse ata nuk japin arsyetimin e tyre ne do të shikojmë që nëpërmjet të organeve të drejtësisë ta realizojmë këtë” përfundoi z. Baliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img