18,04,2024

LDK: Ndarja përfundimtare e qytetit të Ferizajt përmes projektit të “bashkimit”

Must Read

Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, në një konferencë për medie  projektet e nënkalimeve përgjat hekurudhës në  Ferizaj i ka quajtur    “Ndarja përfundimtare e qytetit të Ferizajt përmes projektit të “bashkimit””.

Svarqa me këtë rast  ka thënë se nënkalimet mundësojnë qarkullim në të dy anët e qytetit, por bashkimi përmes nëntokës nuk ofron zgjidhje optimale, sepse integrimi i qytetit mund të bëhet vetëm në mënyrë organike, duke e bashkuar qytetin në mënyrë të natyrshme.

 

Kjo është  deklarata e plotë  e kryetarit teë LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa:

Ka kohë që me anë të popmpozitetit pushtetor po trumbetohet projekti i ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit”, ku përmes prezantimit vizual, flitet për nënkalimin nën hekurudhë. Nënkalimet mundësojnë qarkullim në të dy anët e qytetit, por bashkimi përmes nëntokës nuk ofron zgjidhje optimale, sepse integrimi i qytetit mund të bëhet vetëm në mënyrë organike, duke e bashkuar qytetin në mënyrë të natyrshme. Ky bashkim është i mundur vetëm përmes futjes së hekurudhës nën tokë, përgjatë zonës urbane të qendrës së Ferizajt. Ekspertët e këtij lëmi nga Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Infrastrukturës, i kanë bërë me dije edhe kredituesve të modernizimit të hekurudhave të Kosovës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilët e kanë pranuar këtë propozim pa vërejtje. Për fat të keq, amendamenti i propozuar për buxhetin e Republikës së Kosovës për studimin e fizibilitetit për segmentin e hekurudhës në Ferizaj, i propozuar nga ish-ministri i infrastrukturës, deputeti Lutfi Zharku, nuk u miratua. Për të qenë ironia më e madhe, ky amendament nuk u votua as nga deputetët ferizajas të kësaj legjislature, përveç deputetes Mexhide Topalli. Të mos votosh futjen në buxhet të aspekteve përgatitore për një prokjet 100 milionësh për qytetin tënd, kjo është e paparë dhe e padëgjuar! Nga ana tjetër, fillimi i procedurave për këtë projekt nga pushteti lokal i Ferizajt, në krye me Agim Aliun, është në kundërshtim të plotë me ligjin. Hapja e tenderit për hartimin e projektit, pa qenë fare në buxhetin e komunës për vitin 2018 dhe pa pasur fare një kod buxhetor paraprak të mjeteve të planifikuara për këtë destinim, tregon për shkeljen e vetëdijshme të ligjit. Komuna, madje, ka një kompani, e cila është përfituese e tenderit për hartimin e projekteve dhe duplifikimi i saj është shpenzim i kotë, ose humbje e parasë publike, ndërkohë që kreu i komunës dhe vartësit e tij propagandojnë pa pushim për borxhet e komunës. Do të ishte më mirë që kryetari Aliu t’ua shpjegojë qytetarëve se ku i mori paratë për ta paguar fituesin e tenderit për hartimin e këtij projekti. Nga cili kod buxhetor ka paguar? Gjithashtu është domosdoshmëri ligjore diskutimi publik për projekte të tilla. Nuk mjafton një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj që të ekzaltohet pushteti dhe me entuziazëm centralist të fillojë plasimin e këtij projekti. Të flitet për 10 milionë të premtuar dhe ofertuesit të konkurrojnë me 6 milionë për këtë nënkalim, kjo tregon mjaft për seriozitetin e këtij betonimi. LDK tërheq vërejtjen për ndarjne përfundimtare të qytetit nga kryeneçësia e pushtetit, i cili ka humbur projektin 100 milionësh për futjen e hekurudhës nën tokë dhe integrimin e natyrshëm të qytetit, në kompensim me 6 milionë për nënkalimin. Këtë gjë qytetarët do ta shohin më së miri në një të ardhme të afërt, ndërsa humbjet do të jenë afatgjata.
Dega e LDK-së në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img