25,04,2024

LDK akuzon pushtetin për largime nga puna

Must Read

Ferizaj.10.02.2018. Ish-drejtoresha e Financave në kohën sa LDK udhëhoqi me pushtetin lokal, Lirie Syla, ka mbetur e papunë. Ajo thotë se nuk është kthyer në punë edhe pse e ka vendimin e njëjtë sikurse ish-drejtori i Infrastrukturës Gafurr Ilazi, i cili tashmë i është kthyer vendit të punës që e kishte para se të bëhej drejtor. Ajo ka akuzuar kryetarin e komunës Agim Aliun se ka larguar, pezulluar dhe ua ka ndërruar vendin e punës dhjetëra grave të cilat kanë punuar në institucionet lokale vetëm pse nuk janë pjesë e PDK-së.
“Është shkarkuar pa asnjë të drejtë drejtoresha e QKMF-së Ibadete Bucaliu, e cila ka pasur një performancë të jashtëzakonshme pozitive në sektorin e shëndetësisë, është shkarkuar drejtoresha e shkollës në Talinoc të Muhaxherëve Gyltene Halili, ndërsa i është ndaluar kthimi në punë ish-drejtoreshës Lirie Syla, është shkarkuar drejtoresha e shkollës së mesme të mjekësisë, Bahrie Hoxha, është larguar nga puna psikologia Dashurie Saliu, i është ndërpre puna profesoreshës në shkollën ekonomike Besnike Musliu, janë larguar nga puna dy mësimdhënëse në Komogllavë, edukaktorja në Manastirc Imrane Halili, janë përjashtuar nga puna Xhyzide Haziri dhe Albulena Grainca, ndërkaq i është ndërruar vendi i punës shumë punëtoreve si drejtoreshës Elenonra Isufit, Vjosa Shabanit zyrtare e lartë për buxhet dhe financa, pastaj është larguar Ganimete Kamishi zyrtare në prokurim dhe Valdrina Sylejmani zyrtare e personelit. Absolutisht unë mund t’iu ofroj dokumentin i cili është pikë për pikë i njëjtë me vendimin të cilën e posedon z.Gafurr Ilazi dhe pse nuk jam unë në punë duhet të pyet Zyra Ligjore”,tha Syla.
Mirëpo, zëdhënësi i komunës së Ferizajt Selim Marevci, thotë se ligji për vetëqeverisje lokale ua lejon të gjithë kryetarëve të komunave risistemimin e punëtorëve të administratës me qëllim krijimin e efikasitetit brenda komunës. Sipas tij, lëvizjet e tilla brenda administratës janë bërë edhe nga pushtetet tjera që prej vitit 2000. Ndërsa për moskthimin në punë të ish-drejtoreshës Syla, ai thotë se ajo ia ka vënë kurthin vetës.
“Absolut ne ia bëjmë me dije se Gafurr Ilazi ish-drejtori i Infrastrukturës ka qenë drejtor i LDK-së, mirëpo pozicioni i tij është ruajtur dhe konform ruajtjes pozicionit të tij me përfundimin e mandatit është kthyer, ndërsa sa i përket pozicionit të Lirie Sylës, ajo duhet ta pyes vetveten pse është e papunë sot, sepse Lirie Syla së bashku me kryetarin e Komunës ka shpallur pozicionin e saj si pozicion të lirë, si zyrtare certifikuese dhe në vend të saj ka ardhur Besa Nazifi Ramadani si zyrtare certifikuese”,tha Marevci.
Në komunën e Ferizajt konsiderojnë se këto akuza të LDK-së janë përpjekje e dëshpëruar e opozitës së sotme e pushtetit të djeshëm për të mbuluar, sipas tyre, dëmin kolosal që kanë shkaktuar në financat komunale dhe zhgënjimin e qytetarëve në institucionin e komunës, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img