Lajme

Lajm i ri për mësimdhënësit, ja çka i pret nga muaji shtator


Publikuar më:


Në shtatorin e këtij viti, Ministria e Arsimit do ta realizojë vlerësimin e mësimdhënësve. Vlerësimi i tyre do të realizohet në tri nivele, që sipas ministrit të Arsimit, do të ketë karakter këshillues.

Në rast se kanë ngecje, atëherë mësimdhënësve do t`u ofrohen trajnime të duhura.

“Unë konsiderojë që duhet të jetë një lajm i mirë për mësimdhënësit sepse, e para, secili mësimdhënës do të mund të ketë ngritje në karrierë, performanca nuk e ka vetëm një nivel, i ka 3 nivele, i cili siguron ngritje në karrierë dhe me ngritjen në karrierë ne jemi duke shikuar mundësinë që të ketë edhe ngritje në pagë”, tha për televizionin publik ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Një vit më pas, në shtatorin e viti 2019, nxënësit në nivelin fillor, të mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë do të kenë libra të ribotuar, meqë është shpallur konkursi për tekstet e reja shkollore.

“Për pjesën e parë është shpallur javën e kaluar thirrja publike për pjesën e dytë do të shpallet në fundin e korrikut dhe në vitin 2019-2020 dhe do të kemi tekste të reja në të gjitha nivelet dhe me grupin e ekspertëve dhe recensentëve do të përkujdesemi që të kemi tekste të mira dhe të jenë në përputhje me kurrikulat”, tha ai.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit e pranojnë se nuk kanë asnjë komunikim si Ministri me shkollat e mësimit paralel në gjuhën serbe. Por me ligj, janë duke bërë përpjekje që ta integrojnë shkollimin e këtij komuniteti që ta zhvillojnë mësimin mbi bazën e plan programeve mësimore të Republikës së Kosovës.

To Top