29,03,2024

Lahi Brahimaj akuzon Thaçin se hoqi vulën e Presidentit Rugova nga ftesa ceremoniale

Must Read

auto_lahi1459243649

Mospjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi e ka konfirmuar edhe deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj i cili ka thënë për Botapress, se nuk kishte kohë t’i thotë as po e as jo ftesës, sepse siç tha ai, kishte punë më të rëndësishme.

Kjo përgjigje e tij konfirmon se ai nuk do të merr pjesë në solemnitetin e Thaçit ku sipas tij është njeriu që shkeli betimin e dëshmorëve dhe tani nëpër ftesa ka hequr edhe vulës së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

“ Nuk kisha kohë të them as po e as jo, sepse kisha punë më të rëndësishme. Për shembull dje ishte përvjetori i të lavdishmit Naser Brahimaj, sot i Sadri Zenelit, dhe nuk kisha kohë të merrem me njerëz që shkelen betimin e deshmorëve” tha Brahimaj për Botapresss, duke shtuar se Zotëri Thaçi po ka kohë të mirret me detaje, dhe atë duke hequr vulën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

“Në këtë kohë unë bashkë më mjekun e luftës Pal Lekaj, me bashkëluftëtarët, invalidët e veteranët, kryetarët e degëve të AAK-së së Dukagjinit, plakun babain e dëshmoreve Shkelzen dhe Luan Haradinaj, dhe shqiptarë në të gjitha trojet përkujtuam dëshmorët e Z. Thaçi mirret me qeshtjen se kush po i vjen në inaugurimin e tij në anën tjetër vjen Vuçiq si në “Bahçe të babës” nëpër Kosovë e na lavdëron Trepçën e Ujmanin, e hajt babë hajt, këto ndodhin jo rastësisht  mu në data të mëdha” tha Brahimaj për Botapress, që la të kuptohej se më datën tetë nuk do të jetë prezent në ceremoninë e presidentit./Botapress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img