19,04,2024

Labi qet shtëpitë në shitje

Must Read

Këngëtari i famshëm dhe tashmë deputeti nga Aleanca Kosova e Re, Labinot Tahiri – Labi, ka vendosur t’i shesë dy shtëpitë e tij, në të cilat kishte banuar më herët.

Labi për shitjen e shtëpive ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Normalisht jam mësuar t’i postoj shtëpitë që ua kemi ndërtuar njerëzve në shumë raste, kësaj here po i postoj shtëpitë në të cilat jam rritur, dhe tani ka ardhur koha që t’i shesim për arsye se jemi duke banuar në anën tjetër përball tyre”, ka shkruar Labi, duke shtuar disa të dhëna rreth shtëpive.

“Në oborr janë 10 ari tokë, dhe janë me të gjitha gjerat e reja brenda dhe jashtë”.

“Shpresoj se ndonjë dashamirë i mirë do të bëhet komshi i imi, i familjes sime dhe i lagjes sonë”.

“Kurdo dhe kujtdo qe do t’i vijë dita t’i blejë ato shtëpi, i uroj fat dhe t’i gëzojë gjatë jetës se tij”.

Siç shihet në foto, në oborrin e dy shtëpive ka edhe një pishinë.

Image may contain: house, tree, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, house and outdoor

Image may contain: sky, house and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: tree, house, plant, sky and outdoor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img