20,04,2024

Kuvendi i Ferizajt mori një sërë vendimesh

Must Read

Ferizaj.27.02.2018. Këtë të marte është mbajtur mbledhja e radhës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, në të cilën janë diskutuar 19 pika të rendit të ditës.

Fillimisht në këtë mbledhje Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, anëtarët e Kuvendit Komunal i ka njoftuar me të gjitha pikat e rendit të ditës, por edhe pikat shtesë për të cilat u mor vendim në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa që të diskutohen në Kuvend.
Arsyetimin për pikën shtesë e cila ka të bëjë me shkurtimin e buxhetit, për investimet kapitale, për mbulimin e shpenzimeve të operatorëve ekonomik për projektet e vitit 2017 e dha nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati.
Ai tha se ky propozim-vendim vjen në Kuvend, pas një shkrese zyrtare e cila ka arritur nga Ministria e Financave në mënyrë që të zbatohet neni i 9 i Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Sipas tij asnjë projekt i ri në buxhet të vitit 2018 mos të fillohet pa u paguar obligimet e vitit 2017, të cilat janë krijuar nga punët e kryera prej projekteve të vitit të kaluar.
Ndaj këtij propozimi pati reagime nga partitë opozitare të Kuvendit të Komunës, por në mbrojte të këtij propozimi doli shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Imeri si dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së Xhavit Zariqi.

Në këtë mbledhje u mor vendim edhe për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ndërsa u bë edhe formimi i Komisionit Vlerësues të Ofertave për Dhënien e Pronës të Paluajtshme të Komunës, ku anëtarë të saj nga ekzekutivi do të jenë Sebahate Ajeti-Sadiku drejtoreshë e financave, Zekir Bytyqi drejtor i zhvillimit ekonomik dhe turizmit si dhe Arbër Bytyqi, drejtor i infrastrukturës, ndërkaq anëtarë të Kuvendit në këtë komision do të jenë Arian Imeri nga PDK-ja, Balton Dërguti nga LDK-ja, Ferat Neziri nga AAK-ja si dhe Kenan Gashi nga shoqëria civile.

Po ashtu u mor vendim edhe për formimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në Procedurën e Dhënies së Pronave të Paluajtshme të Komunës se Ferizajt, ku anëtarë të këtij komisioni nga ana e ekzekutivi do të jenë Arbër Bytyqi, Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës si dhe Liridon Jetishi – zyrtar komunal, ndërsa nga legjislativi u caktuan këta anëtarë: Gëzim Kokollari nga LDK, Dritëro Hyseni nga VV, Xhafer Berisha nga Nisma Socialdemokrate dhe Besim Idrizi nga shoqëria civile.

Në këtë mbledhje drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim Bajrami para deputeteve prezantoi edhe propozim -vendim për themelimin e vend gjuetisë së përbashkët në Komunën e Ferizajt, e cila po ashtu mori votat unanime, si dhe u diskutua gjatë edhe propozim-vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëmine e bujqësisë. Me votat e të gjithë asamblistëve të pranishëm po ashtu u mor vendim edhe për shfuqizimin e vendimit 01 Nr. 101 të datës 12.05.2017 me të cilën i ishte dhënë në shfrytëzim prona kompanisë “DORANOVA OY”.

Ndërsa drejtori i pronës, Sabri Murseli dha edhe disa propozim-vendime për shpalljen e të interesit të përgjithshëm të pronave shoqërore të cilat janë nën menaxhimin e AKP-së, por edhe për disa prona të cilat janë nën menaxhimin e ekonomisë pyjore, ku me vota unanime këto pika të rendit të ditës kaloi.
Nga ana tjetër drejtoresha e financave Sebahate Ajeti- Sadiku, ka bërë publike edhe propozim – vendim për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2017 në vitin 2018 në vlerë prej 589,499.28 euro.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës së Ferizaj, po ashtu u miratua edhe Plani i veprimit për funksionimin e Kuvendit të Komunës, ndërsa po ashtu kaluan edhe dy propozim-vendime për dy ngastra kadastrale si dhe u mor vendim edhe për miratimin e Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas në Komunën e Ferizajt 2017-2021.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img