24,04,2024

Kush kë po e udhëheq, individi masën apo masa individin?

Must Read

Nuk është situatë e thjeshtë, duhet të shohim më larg se para hundës tonë. Fatkeqësisht, sot kemi probleme me koncepte.
Ardhmëria nuk është vetëm fjalë pa kuptim, pa peshë, e me sa po e shoh fatkeqësisht ka individ që për ata më nuk ka as kuptim e as peshë, edhe pse aksidentalisht ose qëllimisht atyre i është besuar e ardhmja jonë.
Ndoshta dhe jam gabim se konceptin e ardhmërisë mund edhe ta kenë të qartë, por ka një ngecje se ndoshta nuk e mësuan dallimin e individualitetit dhe grupores, sepse sot po krijohet një ardhmëri individuale, jo ardhmëri e frytshme për një masë më të gjerë.
Nuk jam i sigurt se a jemi duke shkuar drejt një pike apo jemi në atë pike, ku po jetojmë mes dy ekstremeve nën zero ose dhjetë.
Kur vë dyshime mbi të ardhmen time, jam në një dilemë të pashpjegueshme tani për tani, se a do të bëhet më mirë se që është apo do të jemi në të njëjtën gjendje siç jemi!
Sot, ekstremet nën zero ose dhjetë veç se janë!.
Individët që po ngriten në piedestal në shpinën e masës dhe masa po ulet nën nivelin zero si pasojë e ngritjes në piedestal të individit.
Ulja e masës nën nivelin zero, po ndodh si pasojë e prishjes së diversitetit, sepse rrugëtimi për ta ngritë në piedestal individin aq shumë jua shpenzon fuqinë, sa që ka fuqi një individ t’i keqtrajtojë një masë të tërë!.
Andaj po i kthehem fillimit.
Nuk është situatë e thjeshtë, duhet të shohim më larg se para hundës tonë.
Për arsye që të mos e lejojmë veten të vazhdojmë të mbesim në këtë nivel, por të ngrihemi në shkallën ku duhet dhe të krijojmë secili nga një rreth individual me themele të forta, ku pastaj kulmi nuk ka se çka tjetër të jetë veç se një masë produktive.
Por, problemi është se ne individualisht po vazhdojmë të shohim dhe po e ndërtojmë konceptin vetëm para hundës sonë, po vazhdojmë të punojmë sot për nesër me ”mendimin” se me ne filloi dhe me ne do të përfundojë kjo botë.
Duke mos e konceptuar jetën si proces të vazhdueshëm, ku individët shkojnë e vijnë por masa qëndron aty ku është.
Individi edhe mund të lodhet, mund të pasivizohet, mund të jetë në gjumë, por masa jo, ajo kurrë nuk lodhet, kurrë nuk fle dhe gjithmonë është aktive, vetëm individët duhet të gjejnë guximin ta formojnë një masë, e cila nuk lejon të mbetet nën nivelin zero.
Mund të thoni që shtypja e masës nën nivelin zero nuk bëhet nga individi, po atëherë le të del dikush dhe të më thotë se sa janë të kënaqur dhe ai sa ka cilësi në nivelin e arsimit fillor deri te ai universitar? Dhe çfarë produkte nxirren nga aty, ku shkollimi është baza e çdo lëmie tjetër, sa janë të kënaqur me gjendjen në siguri, bujqësi, ekonomi, infrastrukturë etj. Dhe i gjithë ky sistem, del se në të vërtetë menaxhohet nga një individ…
Tash këtu është një pikëpyetje e madhe se kush kë po e udhëheq? Individi masën apo masa individin?
Ta shikosh nga një prizëm pak më i lartë çdo grupi duhet t’i prijë një individ, një lider, por individi ose lideri duhet të veproj sipas qëllimit edhe parimit të grupit ose masës, andaj është kjo pikëpyetje e madhe se kush kë po e udhëheq?
Edhe pse sot individi nuk po vepron sipas qëllimeve të grupit, shtrohet pyetja: A duhet të veproj grupi sipas individit apo ta ndërrojnë individin që po u prinë ? Po pasi që po vazhdon të mos ndërrohet kjo, lë të kuptohet se masa po kërcënohet, ose thënë më thjesht “Diktatura është kamufluar me petkun e Demokracisë”.
Shkruar nga Behar Ibishi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img