29,03,2024

‘Kurrë s’kam përdorur pelena për foshnjën dhe s’e kam ndërmend ta bëj’

Must Read

Me siguri keni dëgjuar për Komunikimin Eleminues [Elimination Communication].

Komunikimi eliminues apo higjiena natyrore e foshnjave praktikohet nga kulturat anembanë botës. Foshnjat nuk janë shumë të ndryshme nga të rriturit dhe natyrshëm ata nuk dëshirojnë që të ndotin veten, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.

Përdorimi i pelenave është diçka që ata mësohen ta mbajnë në trup për të kryer nevojat e tyre fiziologjike, ky instinkt apo shprehi i përdorimit të pelenave humbet krejtësisht pas gjashtë muajve nëse është injoruar ose trajnuar.

Shumë prindër besojnë se është e vështire që një fëmije t’i komunikojë nevojat e tij për të shkuar në tualet. Por duke përdorur sensin e përbashkët, instinktin, kohën dhe duke ju kushtuar më shume vëmendje fëmijës tuaj mund të arrini ta largoni këtë shprehi.

Si të filloni

Nëna Cindy Lever ka dhënë disa leksione se si të arrini të përmbushni këtë mision. Ajo ka treguar se e mban beben e saj pa pelena prej ditës kur ka lindur.

Ndonëse me shumë sfida, ajo e përdorë këtë metodë me shumë kënaqësi bashkë me babain.

Nëse foshnja e saj urinon në dysheme, babai nuk e ka problem ta pastrojë derisa nëna e mban beben mbi lavaman për të kryer nevojën.

Mënyra më e lehtë si të filloni është të përpiqeni ta dërgoni fëmijën tuaj në tualet sa herë që ata zgjohen prej gjumi, kohë tjetër e mirë është që te përdorë tualetin pas çdo ushqimi.

Gjatë natës do fillojnë që të lëvizin më shumë se zakonisht dhe ky është sinjal që kanë nevojë të përdorin tualetin.

Mundohuni që të gjeni pozitë të rehatshme dhe një gjuhë të përbashkët komunikuese me fëmijën gjatë përdorimit të tualetit, gjithashtu gjeni një mënyrë për ta bërë më zbavitëse përdorimin e tualetit. /Gazeta Shneta/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img