28,03,2024

Kur halli i detyron qytetarët të ballafaqohen me realitetin e shërbimit shëndetësor në Ferizaj

Must Read

Shkruan Mimoza Pajaziti

-Gjendjen reale në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, po e paraqesin  vet qytetarët dhe punëtoret shëndetësor  të cilët për çdo ditë përballen me problemet.  Punëtoret shëndetësor përballen me presione dhe ndërrime të orareve, lokacioneve dhe shumë telashe të tjera, ndërsa  qytetarët      (pacientët) nuk po gjejnë asnjë shërbim adekuat e sidomos atyre që ju  bien në kohën e kujdestarisë  të kërkojnë ndihmën mjekësore  ku disa prej tyre edhe po detyrohen të kthehen në klinika private, sepse po ballafaqohen me realitetin e shërbimit shëndetësor në Emergjence Primare.

Praktikantët (nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë) e kryejnë punën kryesore, ata grumbullohen bashkë  duke dhënë mendime njeri tjetrit për terapinë, mungesa e infermiereve, mungesa e doktorëve dhe pritja e pacienteve i shtynë praktikantët të janë më të shpejt..! Por pushteti lokal nuk e konsideron të rrezikshme punën që mundë të vije nga  praktikantët që janë ende të pa përgatitur për ta marr Emergjencën Primare në dorë.

unnamed-15

Problemet e sotme në fushën e shëndetësisë janë të shumta, por sipas ankesave që janë adresuar me materiale faktike, jam e obliguar që disa prej tyre ti shprehi në mënyrë publike si shqetësime dhe në të njëjtën kohë të kërkojmë në mënyrë urgjente të ndërhyhet dhe mos të vazhdohet kështu sepse pasojat do ti bartë kjo shoqëri.

Qeveria lokale ka punësuar mbi 100 punëtorë shëndetësor përmes Caritas Kosova, me këtë vetëm ka shfrytëzuar marketingun politikë,  tash e 4 muaj ua ka kthyer shpinën duke i lanë pa paga dhe pa kurrfarë kompensimi material.

Menaxhimi primitiv po krijon cilësi të dobët të shërbimit shëndetësor dhe kjo po reflekton pakënaqësinë e qytetarëve dhe tensionimin e marrëdhënieve pacient-personel shëndetësor dhe përplasja midis tyre po bëhet për shkak të mungesave të shumta të medikamenteve esenciale dhe, “mos funksionimit” të aparatit të Radiologjisë,ku po detyrohen pacientët të shkojnë në klinika private duke e dëmtuar xhepin e tyre. Burimet brenda QKMF-s, tregojnë se  ekziston aparati i ri në vlerë 70.000 ero dhe personeli shëndetësor këtë aparat e ka lënë jashtë funksionimit për pacient.

 unnamed-17

Dështimi në menaxhimin e institucioneve shëndetësore, veçanërisht të punktet shëndetësore dhe qendrat rajonale vazhdojnë të drejtohen me modele e metoda të vjetra. Atyre nuk po ju kushtohet rëndësi dhe banoret e zonave po detyrohen të udhëtojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Në disa punkte shëndetësore dhe në qendra rajonale gjatë ditëve të vikendit ato rrethohen nga qentë endacakë dhe nga mbeturinat që i sjellin për rreth.

Po ashtu edhe Laboratori për analiza shpesh herë paraqitet jashtë funksionit (udhëzohen pacientët të shkojnë në një laborator private që gjendet mbrapa QKMF-s që të kryejnë këtë shërbim.

Ky është realiteti në QKMF!

unnamed-16

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img