29,03,2024

Kur është mosha e duhur që fëmijët të hanë çokollata, çfarë shijesh duhet të zgjidhni për herë të parë?

Must Read

Të gjithëve na pëlqen çokollata, madje fëmijët duket sikur nuk mund të ngopen kurrë me të. Çokollata i tërheq shumë fëmijët, ndaj është e rëndësishme për ju të dini se kur mund të filloni t’i jepni çokollatë fëmijëve tuaj.

Kur duhet t’i lejojme fëmijët të hanë çokollatë? Për t’i prezantuar çokollatën fëmijëve tuaj është mirë të prisni deri pas vitit të 2-të të jetës, moment kur aparati tretës i fëmijës të jetë zhvilluar mjaftueshëm dhe të mundësojë tretjen e çokollatës pa problem. Çokollata gjithashtu përmban dhe një sasi të vogël kafeine e cila është një nga shqetësimet kryesore që prindërit ngrenë për konsumimin e çokollatës nga ana e fëmijëve. Gjithsesi kjo gjë nuk duhet t’ju ndalojë për t’i dhënë fëmijëve tuaj çokollatë pasi ata kanë mbushur 2 vjeç sepse konsumimi i çokollatës fëmijët kanë dhe shumë përfitime shëndetësore.

Pse duhet që fëmijët të hanë çokollat?

1.Përmirëson funksionimin e trurit: Flavanoli është një lëndë që gjendet në mënyrë natyrale tek çokollata. Kjo lëndë ndihmon në përmirësimin e memories dhe rrit aftësinë e trurit për përvetësimin e informacioneve.

2.Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut: Konsumi i rregullt i çokollatës mund të përmirësojë performancën e zemrës dhe të pastrojë enët e qarkullimit të gjakut. Gjithashtu flavanoli që gjendet në çokollatë parandalon mpiksjen e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e tij.

3.Parandalon dëmtimin e qelizave: Çokollata gjithashtu është e pasur me antioksidantë të cilët minimizojnë dëmtimin e qelizave në mënyrë natyrale. Gjithashtu çokollata përmirëson në mënyrë efektive shumë funksione të qelizave.

4.Përmirëson gjendjen emocionale: Çokollata stimulon prodhimin e endorfinës e cila është një lëndë që çlirohet në tru kur njeriu është i lumtur. Çokollata përmban gjithashtu serotonin në mënyrë natyrale, konsumimi i të cilës “zgjon” një ndjenjë lumturie.

5.Redukton nivelet e kolesterolit të keq: Edhe pse mund të mos jeni të shqetësuara për nivelet e kolesterolit tek fëmijët tuaj, është mirë të dini se konsumimi i çokollatës mund të reduktojë nivelet e kolesterolit të keq LDL dhe të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë HDL.

Çfarë çokollate duhet të përdorni? Ekspertët rekomandojnë përdorimin e qumështit me çokollatë, që mendohet se është mënyra më e mirë për konsumimin e çokollatës nga fëmijët e vegjël. Kjo për arsye se 250 ml qumësht me çokollatë përmban vetëm 5mg kafeinë, ndërsa çokollata e zezë e zakonshme, ne të njëjtën masë përmban 160 mg kafeinë./Burimi ”Për nënat”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img