29,03,2024

Kur duhet të kontrolloheni tek Reumatologu?

Must Read

Nëse jeni mbi moshën 40 vjeç dhe keni probleme me dhimbje të qafës, shpinës, gjurit ju duhet të drejtoheni tek Reumatologu për arsye se ju mund të vuani nga
Osteoartriti.

Dhimbjet e qafës – Janë të shpeshta edhe tek moshat e mesme si dhe tek moshat e vjetra. Dhimbjet të cilat atakojnë pjesët e sipërme të gjoksit, pjesën e sipërme të shpinës përfshijnë dy krahët të përcjellur me mpirje.
Dhimbjet e shpinës – Është një problem i zakonshëm që prek një numër të madh njerëzish, mirëpo dhimbjet e fundshpinës janë më të përhapura për të cilat pacientët kërkojnë ndihmë mjekësore.
Simptomat e dhimbjes së fundshpinës mund të variojnë nga të mprehta dhe therrëse e poashtu mund të jenë edhe shurdhe. Dhimbjet mund të jenë të herë pas hershme ose të vazhdueshme.
Shkaqet e dhimbjes së fundshpinës mund të jenë të ndryshme:

  • Një rupturë e diskut ose bulding
  • Skolioza
  • Tendosja e ligamentit të muskujve
  • Osteoartriti
  • Osteoporoza
    Osteoporoza – Është një sëmundje në të cilën zvogëlohet dendësia dhe cilësia e kockave. Rreziku për osteoporozë ndikohet nga mosha, femrat në menopauzë, shkaku gjenetik, jeta pasive, personat me sëmundje të caktuara kronike, përdorimi i gjatë i barnave (kortikosteroi).
    Testi DEXA – Mund të parandaloj rrezikun e një individi për zhvillimin e osteoporozës dhe frakturës osteoporotike.
    Dhimbjet e gjurit – Në ditët e sotme janë shumë të shpeshta, ku faktori kryesor është mosha, njerëzit me mbipeshë janë të rrezikuar, atletët, ngritje e peshave të rënda, qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore.

Mjekimi është i ndryshëm me anë të medikamenteve dhe aplikimit të mjekimit intraartikulare, një efikasitet të lartë ka treguar edhe aplikimi i PRP (Plazma e Pasur me Trombocite) e cila bënë zvogëlimin e simptomave dhe përmirësimin e funksionit të nyjës.

Dr. Naza Mehmeti – Specialiste e Reumatologjisë

Për rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:
☎️ 0800 90001 (Thirr pa pagesë) / +383 (0) 49 303 331
📨 kegclinic@gmail.com
🔸 Rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, afër ndërtesës së Spitalit të ri, Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img