24,04,2024

Kur diarreja përbën rrezik për shëndetin e fëmijëve, si t’i zëvendësoni lëngjet dhe kripërat e humbura

Must Read

Diareja është një gjëndje gjatë së cilës një person ka jashtëqitje tepër të ujëshme dhe të shpeshta. Mund të jetë një problem akut që vazhdon me ose pa ndërprerje për jo më shumë se 2 javë, ose kronike nëse vazhdon mbi 2 javë. Pas ketij problemi, fshihen shumë shkaqe
Sëmundja mund të fillojë në disa mënyra, po zhvillimi i sëmundjes tek fëmijët, përvec shkakut, varet dhe nga mosha, sa më i vogël, aq më problematike (sidomos në të porsalindur e latantë). Në format e lehta, shpeshtohen të dalat jashtë, fecie bëhen të ujëshme, me ose pa të vjella.
Në disa raste gjëndja mund të ndryshojë e të rëndohet brenda pak orëve, sidomos kur shoqërohet me të vjella, cka con në humbjen e shpejtë të lëngjeve dhe të kripërave, me të gjitha pasojat që mund të vënë në rrezik dhe jetën. Sipas websiteti mjeket.al diareja përvec dehidrimit, mund të shoqërohët dhe me shënja të tjera, të lidhura kryesisht më shkaktarët (fecet me gjak e mukus në kuadër të salmonelave, shiglave ose disa viruseve, prerjet e forta të barkut në kuadër të parazitozave (sidomos Lamblies) etj. Ajo që ka rëndësi të vecantë për të gjitha moshat, është shkalla e humbjes së lëngjeve, sa më i thellë aq më problematike gjëndja.
Fëmija është me diare, si të veprojmë?
• të zëvëndësohen lëngjet dhe kripërat e humbura.
• pak kujdes për ushqyerjen.
• jo antibiotikë pa këshillën e mjekut.
Si bëhet zëvëndësimi i lëngjeve?
Mënyra më e mirë është dhënia e lengjeve nga goja. Përparësi merr tretësira me tresoli, po ka araste që fëmia nuk e pranon, si të veprojmë? Provoni këtë përzierje: në 1 litër ujë në temperaturën e zakonshme, shtrydhini ½ limon, shtoni një lugë kafeje rrafsh me kripë dhe 1 lugë kafe sheqer. Po nuk e “pëlqeu“ as këtë? Atëhere, jepini atë që ka dëshirë si caj, kamomil, lëngje frutash ose limonata tepër të holluara, koka-kola, etj. Me pak fjalë, duhen shfrytëzuar të gjitha mënyrat e dhënies së lëngjeve nga goja, mjafton ti pranojë.
Pi me etje, po e nxjerr menjëherë?
Dhe në këto rrethana, nuk duhet hequr dorë nga dhënia e lëngjeve; po nga pak e shpesh, ashtu si merren pikat e serumit në venë; si një “serum nga goja”; duke filluar qoftë dhe nga ½ lugë kafeje, pastaj 1 lugë, çka do të thotë që me durim, përmbajtja e një filxhani çaji (që merr rreth 200 – 250ml), të jepet afërsisht gjatë 2 orëve. Në këtë mënyrë arrijmë të sigurojmë të paktën sasinë më të domosdoshme të lëngjeve. Në vazhdim, duke parë “tolerancën”, gradualisht rrisim sasinë dhe shpeshtësinë. Nëse vjelljet nuk janë problematike dhe lëngjet pranohen, nuk ka përse të veprohet si më sipër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img