Lajme

Kur Amerika e sulmon Rusinë, Rusia kundërpërgjigjet, e në luftë futet Kina, a e dini kush do të fitojë? (Foto)


Publikuar më:


Lufta-1-780x439

Situata gjeopolitike në botë është larg ideales, konflikti i Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbi sovranitetin në Detin e Kinës Jugore, përleshjet midis Rusisë dhe amerikanëve rreth Ukrainës, Sirisë dhe ISIS-it, rreth grindjes së vjetër për mburojën raketore në Evropë, kanë qenë arsye të mjaftueshme për “Business Insider” të krijoj një analizë se kush do të fitonte, nëse Kina SHBA-të dhe Rusia do të luftonin, duke krahasuar tri ushtritë më të fuqishme botërore.

SHA kryeson sa i përket numrit të aeroplanëve luftarak, dhe është fuqia e vetme në botë që në aviacionin e saj posedon aeroplanë të ashtuquajtur “të gjeneratës së pestë”, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, Kina është duke prodhuar dhe zhvilluar industrinë e aeroplanëve të saj luftarak spiun. Natyrisht se në flotën ekzistuese janë më të fuqishmit J-31, të cilët në vitin 2014 janë prezantuar zyrtarisht. Ndërsa shumë shpejt prite të futet në përdorim edhe tipi J-20 që do të jetë një partner për F-35 amerikan.

Rusia është duke prodhuar vetëm një aeroplan luftarak spiun, por karakteristikat e tij janë mbresëlënëse, sa që mund të krahasohet krah për krah me F-22. Fjala është për aeroplanin Tu-50, i njohur si PAKFA, i cili do të duhej të hynte në përdorim deri në vitin 2017. Për dallim nga këta tre aeroplanë, “Business Insider” pretendon se një fitore të ngushtë do ta barte aeroplani amerikan F-22.

Amerikanët janë krenarë me tankun M-1 Abrams, i cili është prodhuar në vitin 1980. Deri më sot, ky tank ka pësuar shumë ndryshime: duke përmirësuar armatimin, elektronikën si dhe sistemin mbrojtës.

Rusia është duke prodhuar një prototipin T-14 në platformën e njohur të Armatës, dhe derisa të mos jetë i përsosur, ky vend do të mbështetet në modelin T-90A, që është gjithashtu një tank fenomenal, shkruan “Business Insider”. Tanku T-90A, është aq i mirë sa që i ka mbijetuar goditjes së drejtpërdrejtë të një rakete në fushëbetejë në Siri.

Kina gjithashtu në masë të madhe po prodhon gjeneratën e re të tankeve, kurse tani për tani mbështetet në modelin Type99, për të cilin thuhet se është “i afërt sa i përket cilësisë me ato ruse dhe amerikane”. Rezultatet në këtë kategori janë të pazgjedhura midis SHBA dhe Rusisë, derisa Kina renditet e treta.

Me flotën më të madhe detare në botë, Shtetet e Bashkuara janë fitues të sigurt në çfarëdo lloj beteje në mes të detit. Megjithatë, superioriteti teknologjik i marinës amerikane nuk do të mund të kapërcente nëndetëset kineze dhe silurët rusë, nëse gjendet në ujërat e armikut, transmeton Telegrafi.

Rusia vazhdon të ketë probleme me prodhimin në masë të madhe të anijeve luftarake, por gjithë fuqinë e marinës e ka treguar me përdorimin e raketave lundruese “Kalibri”, të cilat nga deti i hapur kanë shkatërruar fortesat e xhihadistëve në Siri.

Kina ka filluar me rilindjen e marinës së saj në këto 10 vitet e fundit. Ka krijuar rojat bregdetare, të armatosura rëndë me anijet luftarake dhe të vendosura në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore, duke krijuar kështu kontroll absolut. Megjithatë, sipas Business Insider, fitues i duelit detar del të jetë sërish Amerika, duke e quajtur marinën e saj “kampione bote”, por duke paralajmëruar se superioritetin e vet do ta tregonte vetëm në ujërat neutrale, kurse në rastin e pushtimit të Rusisë dhe Kinës, “sipas gjitha gjasave do të shkatërrohej”.

Shtetet e Bashkuara posedojnë 54 nëndetëse me armë bërthamore dhe teknologjinë më të avancuar.

Ndërkaq Rusia posedon 60 nëndetëse që janë “shumë të afta”. Nëndetëset ruse sa i përket cilësisë janë krah për krah me ato perëndimore, kurse anijet e tyre me naftë janë ndër anijet që bëjnë më së paku zhurmë në botë. Gjithashtu, Rusia së shpejti do të përfundojë prodhimin e “monsters” – një mega-nëndetëse me bombë bërthamore prej 100 megaton që mund të shkatërrojë një qytet të tërë. Para se gjithash, rusët kanë “një ekip fantastik”. /Telegrafi/

Lufta 1

Lufta 2

Lufta 3

Lufta 4

Lufta 5

Lufta 6

Lufta 7

Lufta 8

Lufta 9

Lufta 10

Lufta 11

Lufta 12

Comments
To Top