20,04,2024

Dr. Burim Karameta apelon: Kujdes nga vapa

Must Read

Dr. Burim Karameta apelon që të shtoni kujdesin nga vapa këto ditë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Ferizajt vapa e madhe që po mbretëron këto ditë mund të jetë me pasoja për shëndetin tonë prandaj ju lusim të shtoni kujdesin ndaj ekspozimit në diell.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizat Dr. Burim Karameta bën një apel për të gjitha moshat rreth kujdesit në ditët me vapë.
Në këtë apel thuhet se në ditët me diell të fortë është e rëndësishme për qytetarët që t’u shmangen ekspozimeve të panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cënueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare.
Ndër mënyrat më të mira për të evituar problemet me vapën është edhe konsumimi i ujit në sasi të bollshme por edhe qëndrimi në ambiente të freskëta.
Dr. Drejtori Karameta bën të ditur se përveq masave që mund të ndërmarrin qytetarët në kushte shtëpiake , edhe ekipet mjekësore të QKMF- së janë të gatshme dhe të mobilizuara për t’ua ofruar kujdesin e nevojshëm në çdo kohë, prandaj luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img