23,04,2024

Kujdes kur leni kafshët të vetme në shtëpi – këto pamje tregojnë se sa e rrezikshme mund të jetë një gjë e tillë!

Must Read

Një video e publikuar nga mediat e huaja tregon se sa të kujdesshëm duhet të jemi kur vendosim që në shtëpi të lëmë, sidomos kafshët – por edhe fëmijët.

Sipas përshkrimit të videos, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Massachusetts, SHBA, ku shihet një qen i cili është në kërkim të petullave.

Siç edhe mund të shihet, “plani” i qenit nuk ishte aq i mençur pasi që aty në kërkim të petullave, ai ndez furrën – pas së cilës edhe shihet zjarr dhe tym.

Gjithsesi, për fat të mirë ishte aktivizuar alarmi dhe ekipet përgjegjëse kishin arritur aty me kohë, për të parandaluar ndonjë përfshirje të të gjithë shtëpisë nga zjarri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img