25,04,2024

Kujdes: Kodet e shfrytëzuesve vidhen nga këto vrima të vogla në bankomat! (Foto)

Must Read

Në Londër janë zbuluar disa bankomatë, që kishin vrima pothuajse të padukshme, pas të cilave ishin vendosur kamerat për të marrë të dhënat e klientëve.

Aparateve për nxjerrjen e parave nga llogaria, i janë vendosur shtesa të rrejshme, që nuk dallojnë me pjesën e jashtme, ndërsa brenda është vendosur sistemi i sofistikuar për xhirim, transmeton Telegrafi.

Vrima në pjesën anësore, mbi kapakun ku dalin paratë
Derisa në shikim të parë janë të padukshme, kontrolli me vëmendje zbulon se janë hapësira të vogla, që mund të shkaktojnë dërme tepër të mëdha.

Sistemi i xhirimit brenda shtesës së rrejshme
Megjithëse vrima është e njëjtë me atë të gjilpërës, mjafton të merren kodet pin dhe të kryhen më pas keqpërdorimet monetare.

Kamera prapa vrimës sipër butonave ku shkruhet kodi

Me anë të rasteve të publikuara, kërkohet nga të gjithë që të fshehin me njërën dorë, hapësirën teksa e shkruajnë kodin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img