24,04,2024

Kryhet thirrja me +383, Monako i humb milionat nga 2017

Must Read

Pas marrjes së kodit telefonik ndërkombëtar +383, sot brenda operatorit publik VALA është realizuar thirrja e parë telefonike me kodin +383.

Thirrja telefonike është realizuar pak qaste më parë dhe është konfirmuar për RTKlive.

‘Pas nje pune intenzive dialoguese shume vjeqare, sot zyrtarisht nga ITU, Republika jone paiset me kodin shteteror telefonik +383

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Vala, Agron Mustafa, ka folur për periudhën e zbatimit të këtij kodi, që sipas tij, është një periudhë transitore jo edhe e lehtë.

“Nga aspekti tjetër fillon procesi i tranzicionit ku tre kodet telefonike që janë në shfrytëzim do të fillojnë të eliminohen deri në një kohë të ardhme që mendohet një periudhë transitore prej 16 muajve deri në 24 muaj që dhe të kalojmë në kodin +383”, ka deklaruar ai për RTKlive.

“Periudha transitore nuk është e lehtë ka procese të ndryshme teknike, teknologjike dhe migrime brenda këtyre proceseve dhe platformave të ndryshme, por është një proces që duhet të menaxhohet me një përkushtim të lartë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se në pjesën e parë të vitit 2017, do të mund të realizohen thirrjet e para me kodin e ri telefonik.

Përdorimi i këtyre kodeve sipas drejtorit Mustafa, ka shkaktuar kosto të lartë, të cilat tani do të eliminohen.

“Deri më sot, si telekom, ne emër të shfrytëzimit të kodit telefonik të Monakos kemi paguar 200 milionë euro të cilat kanë shkuar në drejtim të telekomit të Monakos. Në të ardhmen për një periudhë të caktuar së paku 100 milionë euro mund të ndalen në vend dhe të investohen në projekte të ndryshme brenda vendit”, ka bërë të ditur Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img