26,04,2024

Kryeziu: Banorët e ‘Dardanisë’, nuk bënë kërkesa për blerje banesash

Must Read

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu ka thënë se NPB nuk është e përfshirë në ndarjen e këtyre banesave.

“Fillimisht NPB në bazë të praktikave ka ekzekutuar kontrata të ndërtimit të banesave në komunën e Prishtinës”, tha ai.

“Bashkimi i mjeteve është bërë nga ndërmarrje të ndryshme publike të cilat kanë dhënë mjete të tyre që të nis ndërtimi i këtyre objekteve”.

“Ne ligjërisht nuk jemi të përzier në atë se si ka ndodh ndarja e këtyre banesave”.

Ai ka thënë se në bazë të shënimeve që kanë, banesat e kontestuara kanë filluar të ndërtohen në fillim të viteve 90-ta, mirëpo sipas tij, për shkak të rrethanave të luftës, kanë mbetur të papërfunduara.

Kryeziu ka thënë se në vitin 2005 është bërë kërkesa që këto banesa të lirohen ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur shkresa nga ana e banorëve që banesat e njëjta të blehen.

“Viti 2005 është viti i fillimit kur është bërë kërkesa nga gjykata, që prona që është në menaxhim të NPB të lirohet nga uzurpatorët”, tha ai, raporton klan kosova.

“Të dy shkallët e gjykatës e kanë dhënë përfundimin që të zbatohet përmbarimi i detyrueshëm”.

“Për çështjen se ata kanë aplikuar për blerje të banesave unë sot kam dëgjuar. Ata iu referohen takimeve që kanë pasur me ish-menaxhmentin, mirëpo unë thirrem të jap përgjigje vetmë prej kohës kur jam emëruar në këtë pozitë”.

“Në këtë kohë nuk ka pasur asnjë shkresë në drejtim tonin për këtë çështje”.

Kryeziu ka shtuar se banorët nuk mund ta tjetërsojnë pronën.

Nexhat Kryeziu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img