20,04,2024

Kryetari Svarqa pret në një takim vëllazëror familjet shqiptare nga Turqia

Must Read

Kryetari Svarqa, pret në një takim disa familje shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Turqi e që vijnë nga qyteti i Ferizajt.

Në kuadër të vizitës që ka organizuar Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, për familjet shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Turqi, edhe kryetari i Komunës së Ferizajt ka pritur një delegacion të tillë.

Kryetari Svarqa ka pritur profesorin e Universitetit “9 shtatori” docent, Dr. Bilgin Çelik(Svarqa) historian dhe studiues i popullit shqiptar.

Me këtë rast kryetari Svarqa, këta të fundit i ka njoftuar lidhur me të arriturat e deritanishme të komunës së Ferizajt, por edhe më projektet e shumta që janë duke u realizuar.

E nga ana tjetër profesori i Universitetit “9 shtatori” docent. dr. Bilgin Çelik(Svarqa), është ndjere tejet i kënaqur me këto zhvillime dhe ka theksuar se bashkëpunimi me Ferizajn mund të vazhdohet në të ardhmen me projekte të ndryshme. Në fund të këtij takimi kryetari Svarqa, dha edhe një dhuratë modeste për profesorin universitar docent. Dr. Bilgin Çelik(Svarqa).

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img