19,04,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu takoi Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj

Must Read

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Xhavit Zariqi, kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Tema të diskutimit në këtë takim ishte çështje e vijës hekurudhore në Ferizaj dhe investimet në këtë linjë, projekti për ujëmbledhësin në Jezerc, bartja e pronave të menaxhuara nga AKP në pronësi të komunës si dhe borxhet e trashëguara nga qeverisja e kaluar.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për sfidat me të cilat po ballafaqohet Komuna e Ferizajt në planin financiar, saktësisht borxhet shumëmilionëshe të trashëguara e të cilat po paraqesin vështirësi në realizimin e projekteve të ndryshme nga qeverisja lokale.
Gjithashtu, Kryetari i Komunës, Agim Aliu njoftoi edhe për arritjet në prag të 100 ditëshit të qeverisjes lokale.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj përgëzoi qeverisjen lokale të Ferizajt, përkatësisht Kryetarin e Komunës, Agim Aliu për përpjekjet e mëdha në realizimin e objektivave qeverisëse për të mundësuar shërbime më efikase ndaj qytetarëve ferizajas, po kështu, Kryeministri Haradinaj siguroi Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i gjendet pranë Komunës së Ferizajt në çdo sfidë dhe në shumë projekte zhvillimore për komunën tonë, projekte këto që disa prej tyre kanë filluar dhe të tjera shumë shpejt pritet të fillojnë së realizuari.

Edhe për projektet e lartcekura që u diskutuan në këtë takim, kryeministri Haradinaj siguroi kryetarin Agim Aliu se do të bëj përpjekje maksimale që të përmbushen obligimet nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që këto projekte të fillojnë të realizohen.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që po ofron Qeveria e Republikës së Kosovës për projektet e Komunës së Ferizajt dhe siguroi se qeverisja lokale është e gatshme dhe po punon me dinamikë të shtuar në implementimin e projekteve të ndryshme zhvillimore dhe kapërcimin e sfidave financiare me të cilat po ballafaqohet aktualisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img