19,04,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, mbështet ICF Ferizaj

Must Read

Ferizaj.25.12.2017. Evenimenti i madh humanitaro-sportiv që do të zhvillohet të premten në Ferizaj do të ketë mbështetje të madhe edhe nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, dhe drejtoresha për sport dhe Kulture, Xhemile Murati-Shabani.

Këtë po e konfirmojnë kampioni i katërfishtë i botës në Muaythai, Mustaf Kicaj si dhe promotori i kësaj ngjarje Avdyl Salihu.

“Kemi pasur një takim të shkurt me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu dhe ai ka shprehur gatishmëri të madhe të ndihmoj evenimentin duke na lejuar palestrën pa asnjë pagesë si dhe përkrahje logjistike. Kjo shumë na gëzon si staf organizativ, andaj dhe e kemi ftuar kryetarin e Ferizajt të ndaj edhe titullin e botës për fituesin. Ndërkohë që i falënderohemi për kontributin që po e jep dhe interesimin në përgjithësi për sportistët kosovar”  tha Salihu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img