24,04,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i përgjigjet deklaratave të opozitës

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i përgjigjet deklaratave të opozitës në konferencë e sotme për medie lidhur me projektin “Bashkimi i Qytetit”

Projekti më i rëndësishëm i Ferizajt në fushën e infrastrukturës, në dekadat e fundit është projekti “Bashkimi i Qytetit” që përfundimisht do të zgjidh kaosin urban duke vendosur një standard të ri në komunikacion përgjatë qendrës së qytetit. Asnjë zë dhe tentativë për mashtrimin e opinionit publik nuk mund ta ndaloj realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore, aq më tepër kur flitet pa miratimin e profesionistëve.

Në kundërpërgjigjje, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, në anën tjetër ka thënë se ekipi i tij i ekspertëve ka punuar shumë në paraqitjen e vizonit të tij për këtë projekt. Ka potencuar se kryetaret e komunave janë aty për të marrë vendime, e jo për të dhënë vlerësime profesionale për aspektet që nuk i njohin.Duke u ndërlidhur me projektin ka shtuar se studimi i tij është bërë nga ekspertë të fushave.Madje e ka demantuar edhe projektin për të cilin ish- kryetari e ka përmendur duke thënë se nuk ka qenë asgjë tjetër veqse projekt i sigurisë .
“E para që dua të them është se mirë që qenka shfaqur zoti Sfarqa në cilësinë e ekspertit.Unë e kam këshillin e ekspertëve i cili ka punuar shumë gjatë në projektet që paraqesin pikërisht vizionin se ka duhet të shkoi qyteti.Kryetaret janë për të marr vendime mbi bazën e vlerësimeve profesionale dhe pikërisht këshilli i ekspertëve që unë kam pasur gjatë shpalosjes së platformës time qeverisëse kemi ardhur deri te ky projekt.E thashë është i studiuar nga nga grupi i madh i ekspertëve të të gjitha fushave, dhe unë nuk njoh këtë cilësi të zotit Sfarqa dhe unë njoh që është gjuhtar.Sa i përket çështjes së projektit të mëhershme që ka ekzistuar apo nuk ka ekzistuar, unë po besoi që zoti Sfarqa, nuk do të duhej të luante rolin kompensator të asaj që e ka pjesë të vet përgjegjësisë. Është çështje që unë e kam trajtuar në Kuvend, është çështje që e kam thënë sakt se çka ka ndodhur me atë projekt dhe kryesisht projekti ka qenë projekt i sigurisë dhe jo projekt i çështjeve të tjera dhe madje vetë penguesit për një trajtim serioz kanë qenë pikërisht ish-qeveria e kaluar dhe mua më vjen keq që duhet ta them, por e vërteta është kjo” ka nënvizuar ndër tjerash kryetari Agim Aliu.
Në këtë debat nga distanca janë zënë në gojë edhe aspektet teknike të projektit.Edhe këtu janë përmendur aspekte për dhe kundër për elemente të veçanta të projektit që nga hartimi i tij e deri te shuma e mjeteve të parapara për këtë projekt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img